
Konflikti në Rripin e Gazës, shkon në 200 numri i viktimave
E Hënë 17 Maj 2021, 18:06
Dritare.net
Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamza thotë se 200 njerëz kanë humbur jetën që kur nisi konflikti mes militantëve të këtij grupi dhe Izraelit, një javë më parë. Në një deklaratë thuhet se mes viktimave janë edhe 59 fëmijë dhe 35 gra.
Ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 1,305. Ushtria e Izraelit thotë se ka vrarë më shumë se 130 militantë në Gaza. Dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë dhe një ushtar, u vranë në Izrael si pasojë e raketave të hedhura nga militantët në Gaza./K.C/dritare.net

















