
Ushtria izraelite thotë se avionët e saj luftarakë bombarduan selinë e operacioneve të brendshme të sigurisë së Hamasit në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë të cituar nga media izraelite, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se: “Ndërtesa ishte një infrastrukturë qendrore terroriste e Hamasit, nga e cila vepron inteligjenca ushtarake e organizatës.”
Ende nuk janë raportuar viktima nga sulmi ajror. Ndërkohë ju kujtojmë se që nga fillimi i konfliktit në Rripin e Gazës kanë humbur jetën 200 persona, mes të cilëve janë edhe 59 fëmijë dhe 35 gra./K.C/dritare.net

















