Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasadori Noah Gal Gendler: Sistemi i Izraelit, i vetmi në botë. Nuk sulmuam pallatin e medias, por Hamasin që fshihej atje!

Ambasadori Noah Gal Gendler: Sistemi i Izraelit, i vetmi në botë. Nuk

Më shumë se 8 mijë raketa janë hedhur ditët e fundit në Izrael nga Hamasi. Ambasadori izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendler, i ftuar në Shqip në Dritare Tv foli për sistemin e mbrojtjes që përdor Izraeli për të identifikuar dhe shkatërruar raketat ndërsa ato janë në ajër.

Ambasadori Noah Gal Gendler: Sistemi i Izraelit, i vetmi në botë. Nuk

“Sistemi i tyre hedh raketat ndërsa sistemi ynë i mbrojtjes i identifikon ato, ndërsa janë në ajër. Është një teknologji që nuk e ka askush në botë. Shkalla e suksesit të kësaj teknologjie është 90 %. Ky lloj sistemi na ndihmon të identifikojmë cilat janë raketat, që shënjestrojnë vendet ku nuk ka jetë, nuk ka as ndërtesa, asgjë.

Kështu që sistemi ka një lloj mënyre të njoftimit të njerëzve se ku duhet të shkojnë, përkatësisht në qendrat e mbrojtura nëse ne nuk i identifikojmë dot dhe raketat godasin. Falë këtij sistemi nga 3 mijë raketa të hedhura në drejtim të Izraelit nga Hamasi, kemi 8 izraelitë që kanë humbur jetën. Sistemi ynë i mbrojtjes funksionon shumë mirë dhe ne nuk kemi pse të kërkojmë ndjesë për këtë”.

Në lidhje me sulmin e Izraelit ndaj ndërtesës së Al Jaezeera dhe Associated Press, ambasadori i Izraelit tha se në pallat kishte zyra që përdoreshin nga Hamasi.

“Nuk është pallati i medias, është pjesërisht i tyre. Ne kishim informacione që aty kishte zyra dhe apartamente të përdorura nga Hamasi. Ata fshiheshin nën emrin e medias. Askush në Izrael nuk do të merrte guximin të sulmonte gazetarë apo njerëz të medias. Ndaj ne i njoftuam paraprakisht të evakuonin ndërtesën, sepse ajo ndërtesë përbënte rrezik për ne.

Ambasadori Noah Gal Gendler: Sistemi i Izraelit, i vetmi në botë. Nuk

Ne arrijmë të njoftojmë njerëzit në ndërtesë brenda një kohe shumë të shkurtër. Hapi i parë është lajmërimi parmes telefonatave, hapi i dytë është hedhja e një rakete jo reale, e cila krijon një zhurmë shumë të madhe. Nga ky moment njerëzit kanë një orë kohë të largohen. Më pas ato njoftohen edhe me altoparlant, duke bërë thirrje që njerëzit të largohen nga godinat.

Kështu ka funksionuar gjithmonë. Asnjë ushtri në botë nuk e ka një sistem të tillë, por ne e kemi dhe e bëjmë sepse e dimë që targetojnë një vend të banuar. Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm të mos shkaktohen viktima ” , u shpreh ambasadori i Izraelit, në Shqip në Dritare Tv./L.F-dritare.net