Na ndiqni edhe në

Bota

Blogeria Chiara Ferragni letër vetes: Të jesh grua nuk është një kufi. Bërtit, lufto çdo ditë!

Blogeria Chiara Ferragni letër vetes: Të jesh grua nuk është

Blogerja e famshme italiane Chiara Ferragni u shfaq mbrëmë në Festivalin e Sanremos si kurrë më parë. Ajo shpeshherë është paragjykuar nga njerëzit për mënyrën se si vishet dhe si shfaqet në publik gjysmë e zhveshur. Por blogerja nuk hoqi dorë nga vetja e saj për shkak të kritikave të njerëzve. Edhe një herë ajo na tregoi mbrëmë se e adhuron trupin e saj dhe nuk ka pse e fsheh. Influencuesja përmes një letre drejtuar vetes, inkurajon edhe gratë që të kapërcejnë pasiguritë e tyre.

Blogeria Chiara Ferragni letër vetes: Të jesh grua nuk është
Chiara Ferragni është nga të paktat femra që, duke zbritur shkallët e Sanremos dhe duke shkelur atë skenë, arriti të tregojë se nuk është thjesht një manekine në pasarelë, por demonstroi se moda mund të mbartë mesazhe serioze dhe t'u drejtohet miliona njerëzve. Në këtë rast ajo ka zgjedhur t'u drejtohet grave të tjera, t'i inkurajojë të jenë vetvetja, të kapërcejnë pasiguritë e tyre dhe frikën. Një frikë me të cilën ajo vetë ende lufton dhe e pranon, është një ndjenjë që e përjeton edhe në Sanremo.

Blogeria Chiara Ferragni letër vetes: Të jesh grua nuk është
Më poshtë dritare.net ju sjell letrën e Chiara Ferragni-t drejtuar vetes!

"Përshëndetje vogëlushe!
Vendosa të të shkruaj një letër. Sa herë që mendoj për ty më vjen të qaj dhe nuk e di pse, ndoshta sepse më mungon.
E di, është një ndjenjë e mirë të pëlqehesh nga shumë njerëz, edhe nëse jo të gjithë të pëlqejnë vërtet. Por për herë të parë më në fund mendoj se më pëlqen vetja.
Sfidat më të rëndësishme janë gjithmonë në kokën tonë dhe ato janë me ne. Edhe në momentet e frikës dhe ankthit, shijojeni, jetoni me të gjithë veten tuaj.
Jeto edhe kur të merret fryma, jeto edhe kur mendon se nuk do e arrish kurrë majën. Kam mësuar se nëse diçka ju frikëson, atëherë e vetmja gjë që duhet të bëni është të përballeni me të. Vetëm duke rrezikuar mund të fitoni kundër pasigurisë.

Blogeria Chiara Ferragni letër vetes: Të jesh grua nuk është
Shpeshherë do të ndihesh gati gabim të kesh ëndrra të tjera përveç familjes, nga ana tjetër shoqëria jonë na ka mësuar që kur bëhesh nënë je "vetëm" nënë. Sa herë shoqëria i bën femrat të ndihen fajtore sepse ato qëndrojnë larg fëmijëve të tyre gjatë punës? Sa herë e bën të njëjtën gjë me meshkujt? Kurrë.
Gjithmonë festoni të gjitha sukseset tuaja, të mëdha e të vogla, mos e nënçmoni kurrë veten para askujt, ne femrat shpesh jemi mësuar të ndihemi të vogla.
Përballu me të gjitha betejat që bota të vë përpara, veçanërisht me trupin tënd, sepse shoqëria ku jetojmë funksionon kështu: nëse e fsheh, je murgeshë, nëse e tregon je k**vë.

Blogeria Chiara Ferragni letër vetes: Të jesh grua nuk është
Jemi mësuar të dëgjojmë dhe lexojmë çdo ditë komente të seksizmit të normalizuar fatkeqësisht. Ju sfidojini dhe mos kini frikë. Të jesh grua nuk është një kufi. Bërtit, lufto çdo ditë."/K.C/dritare.net

Blogeria Chiara Ferragni letër vetes: Të jesh grua nuk është