Billie Eilish: I humba të gjithë miqtë kur u bëra e famshme!
Dritare.net
Billie Eilish ka folur për miqtë që ka humbur që kur u bë e famshme. Këngëtarja foli në podcast "Miss Me" dhe tha se kur karriera e saj mori hov, të gjithë miqtë e saj u zhdukën dhe ajo rrinte vetëm me njerëzit me të cilët punonte.
“Papritmas u bëra e famshme dhe nuk mund të lidhesha me askënd. Ishte e vështirë, ishte vërtet e vështirë.”, tha ajo.
Ajo ka arritur të mbajë vetëm një mike, Zoe. “Ishte ditëlindja ime e 20-të dhe mbaj mend që shikoja përreth dhe në dhomë ishin vetëm njerëz që punonin për mua. Ata ishin të gjithë 15 vjet më të mëdhenj se unë, në rastin më të mirë.”, tha këngëtarja.
“Është gjëja më e keqe që më ka ndodhur ndonjëherë. E kuptova në atë moment se ata nuk ishin miqtë e mi. Nëse unë do e ndërprisja partneritetin tonë, ata nuk do të më shihnin më kurrë.”, shtoi ajo.
Billie përmendi se ka bërë përpjekje që të rilidhet me disa nga miqtë e saj të vjetër. “Para një viti, arrita t’i gjej sërish disa nga miqtë e mi. Unë kam një ekip të madh tani. Mund të qaj për këtë. Ishte gjëja më madhështore që më ka ndodhur.”, përfundoi këngëtarja./K.C/dritare.net