
Bianca Sensori, nga biznesmenja serioze, te gruaja provokuese e Kanye West. Është viktima e reperit?
Dritare.net
Bianca Sensori është bërë temë diskutimi dhe jo për arritjet e saj si dizajnere, as për masterin në arkitekturë, në Universitetin e Melburnit. Partnerja e Kanye West nuk është një nga fytyrat më të dashura të show biz-it të huaj, pasi prania e saj në publik shpesh është komentuar si “vulgare” dhe “e pahijshme”. Dihet tashmë se prania e çiftit në Itali, është çdo gjë, veçse e dëshirueshme, pas raportimeve se ata duan të bëjnë seks oral në publik dhe veprime të tjera të ngjashme.
Ajo që komentohet më së shumti janë paraqitjet thuajse të zhveshura të 27-vjeçares Sensori. Ajo ka ecur me reperin “në mënyrë provokuese dhe të turpshme”, siç pretendojnë shumica e italianëve në rrjetet sociale.
Por a ka qenë ajo gjithmonë kështu? Ndryshimet në pamjen e saj kanë çuditur mediat ndërkombëtare dhe shumë po pyesin nëse është iniciativë e saj apo është ndikuar nga partneri i saj i famshëm. Mbizotëron opinioni se Bianca Sensori po përpiqet t'i ngjajë ish-bashkëshortes së West, Kim Kardashian, me operacione plastike dhe një stil provokues.
Madje, një gazetare e DailyMail flet për "manipulimin e saj nga Kanye West, i cili nuk heziton ta shndërrojë në kukullën e tij për të reklamuar kompaninë dhe emrin e tij.” Pyetja se çfarë ka ndodhur me Sensorin shtrohet më shumë për dikë që e njeh të kaluarën e saj. Ndryshime të ndjeshme shfaq vetëm pamja, pasi fytyra e saj tashmë është krejtësisht ndryshe nga e kaluara. Për më tepër, stilistja australiane e prezantoi veten në botën e biznesit si një person i arsimuar dhe i vetëdijshëm me inteligjencë të veçantë dhe lëvizje të jashtëzakonshme biznesi për moshën e saj, e cila në asnjë mënyrë nuk do ia lejonte vetes të përdoret në këtë mënyrë.
Çdo hap i saj në rrugët e Firences provokonte. E veshur me rroba që i lënë pak imagjinatës, nuk mund të mos pyesim veten nëse Bianca Sensori po i bën se dëshiron apo është e burgosur e një lidhjeje dashurie ekscentrike.
Ditë pas dite, partnerja e Kanye West zgjedh veshje që prek gjithnjë e më shumë kufijtë e fetishit, duke i zbuluar jo vetëm thithkat, por çdo pjesë të trupit. Në një vend me shumicë katolike si Italia, një shfaqje e tillë mund të shkaktojë vetëm zemërim.
Mendimet se ajo po manipulohet nga West vijnë pas një vargu veprimesh keqdashëse të reperit, nga sulmi ndaj Pete Davidson, i cili ishte në një lidhje me Kardashian, te komentet antisemite, "dashuria e tij ndaj Hitlerit" dhe sjellje të tjera që i kanë prishur shumë bashkëpunime me disa prej markave më të mëdha në tregun botëror.
West duket se nuk heziton të shkaktojë reagime, shpesh me çdo kusht dhe sigurisht që nuk do të përmbahej në rastin e një gruaje që ushqen “etjen” e mediave për t'u marrë me të. Ky është, të paktën, një nga opinionet më të njohura për fatin e Bianca Sensorit./K.C/dritare.net

















