
Beyonce rikthehet në skenë pas 5 vjetësh, por pse nuk u prit mirë nga të gjithë!
Dritare.net
Beyoncé është rikthyer në skenë për performancën e saj të parë live pas 5 vjetësh. Superylli amerikan performoi për hapjen e hotelit luksoz Atlantis The Royal.
Pavarësisht politikës së rreptë për të mos xhiruar në koncertin ekskluziv me 1500 vende, sërish interneti u mbush plot me pamje nga performanca.
Shumë fansa u emocionuan kur panë rikthimin e Mbretëreshës B, por shumë të tjerë nuk ishin të lumtur sepse Dubai ka ligje të rrepta kundër marrëdhënieve të të njëjtit seks.
Renaissance, albumi i saj i fundit, është frymëzuar nga ikonat LGBT. Për këtë performancë thuhet se Beyonce, është paguar 24 milionë dollarë.
Ajo është padyshim një multimilionere gjithsesi, nuk kishte nevojë ta bënte për para.
Dubai është pjesë e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), një vend i Lindjes së Mesme i përbërë nga shtatë rajone që ndjekin ligje strikte dhe kanë rregulla kundër komunitetit LGBT.
Deri më tani, kritikat ndaj këngëtares nuk kanë qenë aq të ashpra.
Lawrence Barton, i cili drejton një zinxhir baresh për homoseksualët në Birmingham, thotë se ishte "me të vërtetë zhgënjyese" të shihje Beyoncen duke performuar në Dubai.
Por ai thotë se dëshiron të dëgjojë nga këngëtarja pse ajo zgjodhi të performonte atje.
“Beyonce konsiderohet nga komuniteti LGBTQI si një aleate”, thotë ai.
“Ne duhet të dëgjojmë nga vetë Beyoncé se si ndihet ajo për situatën me të cilën përballet komuniteti ynë atje”, thotë ai./L.F-dritare.net

















