Avokati i viktimave të reperit: Emrat e bashkëpunëtorëve të P.Diddy do t'ju tronditin
Dritare.net
Lista e bashkëpunëtorëve të Sean 'Diddy' Combs' përfshin emra të njohur dhe të famshëm, sipas avokatit që përfaqëson viktimat e që thonë se janë sulmuar dhe përdhunuar nga reperi. Dhjetëra padi nga 120 akuzues do të tregojnë emra të famshëm, kompani si dhe njerëz që dinin ose përfituan nga krimet e supozuara të Diddy, tha një ditë më parë avokati Tony Busby.
Ankesat përmendin gjithashtu banka, kompani farmaceutike dhe hotele që dyshohet se kanë kontribuar në aktivitetet e paligjshme të Combs. “Ne do të ekspozojmë bashkëpunëtorët që lejuan këto sjellje me dyer të mbyllura. Ne do ta ndjekim këtë çështje pavarësisht se kush është i përfshirë sipas provave," tha Busby gjatë një konference shtypi në Hjuston, duke shtuar: "Do të vijë dita kur do të zbulojmë emra përtej Sean Combs dhe ka shumë emra. Lista është e gjatë... Emrat do t'ju shokojnë."
Avokatët thanë se planifikojnë të ngrenë padi në disa shtete brenda 30 ditëve të ardhshme dhe u zotuan të publikojnë emrat në një fazë të mëvonshme. Busby konfirmoi se gjysma e akuzuesve janë burra dhe se shumica e sulmeve kanë ndodhur në Nju-Jork, Kaliforni, Xhorxhia dhe Florida. Akuzat datojnë që nga viti 1991, dhe viktima më e re është vetëm nëntë vjeç, ndërsa 25 akuzues pretendojnë se ishin të mitur në kohën e abuzimit. Shumë nga akuzat janë të lidhura me festat famëkeqe vjetore të Combs, si dhe hotele, dhe dyshohet se përfshijnë përdorimin e drogës./K.C/dritare.net