
Astronautët e NASA-s kthehen në Tokë pas misionit në hapësirë!
E Mërkurë 19 Mars 2025, 09:09
Dritare.net
Dy astronautët e NASA-s, Sunita Williams dhe Butch Wilmore, së bashku me astronautin e NASA-s Nick Hague dhe kozmonautin rus Aleksandr Gorbunov, janë kthyer në Tokë pas një misioni tetë-ditor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), i cili u shndërrua në një periudhë nëntëmujor e gjysmë.
Përfundimi i këtij misioni ishte kur kapsula SpaceX Dragon Freedom, që transportonte ekuipazhin, u ul në brigjet e Tallahassee, Florida. Ulja e sigurtë shënoi fundin e një misioni të gjatë dhe të suksesshëm. Gjatë përgatitjeve për hapjen e kapsulës, një grup delfinësh të kureshëm u panë duke notuar rreth saj, duke shtuar një moment të pazakontë dhe emocionues për ekuipazhin dhe ekipet tokësore që ishin në përgatitje./E.P-dritare.net

















