
Arnold Schwarzenegger: Për pak sa nuk vdiqa nga një gabim i rëndë mjekësor
Dritare.net
Arnold Schwarzenegger ishte afër vdekjes kur iu nënshtrua një operacioni të vështirë në zemër. Në një intervistë të fundit, ylli i Hollivudit ka kujtuar momentin kur u zgjua dhe gabimin mjekësor që për pak i kushtoi jetën.
Fillimisht, ai tha: “Më kujtohet kur bëra një operacion në zemër, të tretin, që ishte disa vite më parë, pak para se të fillonim Terminator 6. U zgjova dhe befas mjekët ishin para meje dhe më thoshin: Më vjen shumë keq, por nuk ishte ashtu siç e kishim planifikuar”.
Siç shpjegoi ai, “ajo që supozohej të ishte një procedurë e thjeshtë joinvazive u ndërlikua kur ekipi mjekësor bëri një gabim dhe shpoi murin e zemrës”.
Schwarzenegger shtoi se ata "duhej ta hapnin shumë shpejt për t'i shpëtuar jetën për shkak të gjakderdhjes së brendshme. Përfundimi është se nuk mund ta kthesh kohën pas. Ishte një fatkeqësi. Isha në mes të një fatkeqësie.”, th ai në fund./K.C/dritare.net

















