
Angelina Jolie shoqërohej nga vajza adoleshente Zahara, e cila i ofroi mbështetjen e plotë, teksa të dyja i mahnitën të gjithë në ceremoninë e 82-Vjetorit të Golden Globe Awards në Beverly Hills. Ylli 49-vjeçar i Maleficent, u bashkua me shumë yje si Zendaya dhe Ashley Graham në tapetin e kuq.
Jolie, e nominuar për “Aktoren më të mirë” në film, për performancën e saj në dramën Maria, mahniti shikuesit me një fustan verbues argjendi McQueen. Fustani kishte thekë nëpër cepa. Për ta përfunduar veshjen, Angelina e kombinoi fustanin me taka ngjyrë ari të errët, duke krijuar një pamje të mrekullueshme në këtë natë të paharrueshme.
Flokët e saj, si valë deti lëshoheshin poshtë shpatullave, ndërsa vëthët dhe unazat i jepnin më shumë shkëlqim. Ndërsa për grimin, Jolie theksoi qerpikët dhe vetullat. Mollëzat u theksuan me një skuqje të ngrohtë për një shkëlqim rrezatues, ndërsa një buzë nude dhe me shkëlqim plotësonte pamjen e saj të përsosur.
Njerëzit u mahnitën nga pamja elegante dhe bukuria e përjetshme e yllit, me shumë komente të tilla si: "Angelina duket si një yll klasik dhe i bukur i filmit" dhe "Ajo duket jashtëzakonisht e bukur!" Një person tha: "Anxhelina është e përjetshme", ndërsa një tjetër shtoi: "Si nëna dhe vajza, duken elegante dhe të bukura".
"Ato të dyja duken shumë bukur. Lëkura e Anxhelinës duket e lëmuar dhe pa të meta, dhe kushdo që e ka bërë grimin e saj duhet të na japë një tutorial. Gjithashtu më pëlqen shumë veshja e saj dhe mënyra se si lëviz. E bukur. ", thotë një tjetër.
Por jo të gjitha ishin komplimente: "Ajo po duket mjaft e lodhur" dhe "Ajo duket si një figurë prej dylli... Aspak tërheqëse". Madje, një tjetër tha: "Veshje gri për t'iu përshtatur lëkurës së saj gri! Ajo kishte dritë në sy dhe gjallëri në pamje; shumë e trishtuar, ajo duket e trishtuar dhe e pakënaqur, jo mirë."
Kritikat vazhduan me: "Jolie duket si një patinatore e plakur me atë veshje me shkëlqim.", ndërsa një përdorues tjetër vuri në dukje, "AJ është dukur gjithmonë më e vjetër se mosha që ka. Por ajo duket më e vjetër këtu se nëna ime në të 70-tat e saj. Lëkurë e shkëlqyer, por e vjetër."
Vajza e Anxhelinës, Zahara, dukej mahnitëse me një fustan të bardhë pa mëngë, me rripa të trashë që hidheshin në mënyrë elegante mbi supet e saj. Fustani ishte zbukuruar me qëndisje të degëve të pemës në anën e djathtë, duke shtuar një prekje të veçantë. 19-vjeçarja nuk pati shumë aksesorë, duke e lënë fustanin të fitojë vëmendjen. Dyshja nënë-bijë u ndal për një fotosesion të shkurtër në tapetin e kuq teksa mbërritën në hotelin Beverly Hilton, ku u mbajt eventi i mbushur me yje./K.C/dritare.net

















