
Angelina Jolie punëson vajzën e saj si asistente: Më kujton nënën, ja pse!
Dritare.net

Aktorja Angelina Jolie ka surprizuar botën duke punësuar si asistente vajzën e saj Vivienne, vetëm 15 vjeç të cilës i është caktuar posti në prodhimin e ardhshëm të “The Outsiders”.
Krah nënës së saj, adoleshentes i janë cakuar një sërë detyrash, si për të mbajtur shënime, për të bërë telefonata dhe për të planifikuar udhëtime.
Lidhur me këtë pozicion për të cilën i ka caktuar vajzës, Jolie foli me shumë admirim ku është shprehur se ajo i kujton nënën e saj e cila ishte e apasionuar pas teatrit.
“Viv më kujton nënën time, pasi ajo nuk është e fokusuar të jetë në qendër të vëmendjes, por të jetë një mbështetje për krijuesit e tjerë. Vivienne është shumë e zhytur në mendime dhe serioze për teatrin dhe punon shumë për të kuptuar më mirë se si të kontribuojë.”
Jolie shpjegoi se, ashtu si Vivienne edhe Marceline Betrand nuk dëshironte të ishte në qendër të vëmendjes, por të kontribuonte për të tjerët.
Marceline ishte gjithashtu një aktore dhe producente, deri në vitin 2007 kur u nda nga jeta./M.K-dritare.net

















