
Pse amerikanët janë më shumë mbështetës ndaj Harryt sesa britanikët!
Dritare.net
Harry dhe Megan së fundmi kanë mahnitur ndjekësit e tyre amerikanë dhe ata britanikë nga drama e Sussex, por pavarësisht kësaj ata sërish kanë kundërshtarët e tyre në Amerikë që rezultojnë të jenë më pak në numër dhe shumë më pak të guximshëm për të shfaqur kundërshtimin e tyre se britanikët.
Në një intervistë për revistën “The Cut”, Meghan tha se vetëm duke qenë të pranishëm në pallatin mbretëror, ajo dhe Harry po "prishnin dinamikën e hierarkisë".
Ndërsa Harry është ankuar se ai dhe Meghan u sakrifikuan për shtypin, pasi pallati punonte për të mbrojtur më shumë anëtarët e moshuar të familjes në kurriz të tyre.
Hierarkia e rreptë brenda familjes mbretërore, e bazuar thjesht në rendin në të cilin kanë lindur fëmijët, është kuptuar qartë nga britanikët për shekuj. Ndërsa në Amerikë kjo duket jo vetëm e çuditshme, por e cilësojnë dhe të pashpirt.
Reagimi i SHBA ndaj vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II tregoi se ekziston dashuri dhe respekt për Monarkinë. Por kjo nuk do të thotë se kanë qenë të pranueshme me gjithë zemër të gjitha, traditat dhe sjelljet e saj.
Është më e qartë për amerikanët se familja mbretërore britanike është përfituese e pasurisë dhe privilegjeve të fituara gjatë një epoke të dominimit kolonial.
Pamela Paul, gazetare e New York Times, e përmblodhi këtë situatë në një artikull. “Fakti që Sussex-ët hoqën dorë nga një vend që ata e karakterizojnë si anti-emigrant, të pushtuar nga racistët dhe të ngarkuar nga trashëgimia e kolonializmit, i bën amerikanët të ndihen më mirë për vendin e tyre."
Në fund të fundit, amerikanët janë të kënaqur, që kur kërkonin lirinë, Sussex-ët zgjodhën të bënin shtëpinë e tyre të re në Amerikë. Një vend, që amerikanëve u pëlqen të besojnë, ku secili mund të krijojë mundësitë e veta në një shoqëri të lirë nga strukturat klasore, që ekzistojnë ende në Britani.
Sipas saj, mund të ketë më shumë dhembshuri për Harry-n dhe Meghan-in në Amerikë. Por edhe këtu disa publikime – nga Wall Street Journal, tek Politico – kanë filluar të komentojnë se çifti ankohet shumë.
Edhe Vanity Fair ka komentuar: "Në një moment së shpejti, Harry dhe Meghan duhet të fokusohen në diçka përtej ritregimit të gjendjes së tyre të vjetër, pa pushim."
Që çifti të ruajë dashurinë e amerikanëve, ata do të duhet të kalojnë nga historitë e tyre se si u keqtrajtuan në Britani. Ata duhet të bëjnë një akt të dytë dhe të demonstrojnë se çfarë mund të kontribuonin, por u penguan ta bëjnë, kur punonin me anëtarët e familjes mbretërore./BBC/A.Q-dritare.net

















