
Akuza për tradhti, Britney Spears dhe partneri i saj i japin fund martesës!
Dritare.net

Këngëtarja amerikane Britney Spears dhe partneri i saj, Sam Asghari i kanë dhënë fund martesës së tyre, pas akuzave për tradhti.
Sipas Daily Mail, modeli është larguar nga banesa pas një grindje të fortë me partneren e tij, ku e akuzon atë për tradhëti, por ende nuk dihet nëse ky fakt është i vërtetë ose jo.
“Është vetëm çështje kohe përpara se Sam të bëjë kërkesë për divorc”, theksuan burimet për Daily Mail.
Çifti u njoh në vitin 2016 gjatë xhirimeve të një videoklipi dhe që atëherë ishin të pandarë.
Ndërsa në qershor të kërtij viti, modeli në përvjetorin e pare të martesës teksa ndau foto krah këngëtares, e konsideroi Britney si ‘gjysmën e tij më e mirë’.
Ai ndau gjithashtu një montazh të ditës së tyre të dasmës më 9 qershor 2022, duke e quajtur yllin “gruan e ëndrrave të tij”./M.K-dritare.net

















