
Aktorja që luajti për herë të parë vajzën e vogël tek Familja Addams, vdes nga një goditje në tru!
E Hënë 30 Janar 2023, 10:10
Dritare.net

Lisa Loring, aktorja e njohur për rolin e saj si Wednesday Addams në serialin televiziv The Addams Family, ka vdekur në moshën 64-vjeçare.
Vanessa Foumberg, një nga dy vajzat e Loring, tha për The Hollywood Reporter se aktorja vdiq pas komplikimeve pas një goditjeje në tru.
“Ajo iku në paqe, ndërsa kishte pranë dy vajzat e saj, të cilat i mbanin duart.
Loring luajti vajzën e Gomez dhe Morticia Addams në serialin televiziv amerikan nga viti 1964 deri në 1966 – duke u shfaqur në 64 episode.
Ajo ishte gjashtë vjeç kur iu bashkua kastit.
"Kam mësuar të mësoj përmendësh përpara se të mund të lexoja," thoshte ajo në një artikull të botuar nga Canberra Times në 2017./J.H/dritare.net

















