Aktorja e famshme i jep fund martesës me burrin e pestë!
E Premte 21 Janar 2022, 17:05
Dritare.net
Aktorja dhe modelja e famshme Pamela Anderson dhe bashkëshorti i saj i pestë, Dan Hayhurst janë ndarë pas 13 muajsh të martuar.
Anderson ka bërë kërkesë për divorc në vendlindjen e saj, Kanada, ku ishte zhvendosur me bashkëshortin e saj një vit më parë. Por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar mirë dhe çifit ka nisur procedurat e ndarjes. Kujtojmë se dyshja u martua në një ceremoni intime dhe ish-aktorja e Baywatch deklaronte në atë kohë se ishte pikërisht aty ku duhet të ishte, në krahët e burrit që dashuron. Por dashuria e përjetshme e tyre mesa duket zgjati pak më shumë se një vit. Ky është divorci i pestë i aktores./M.M-dritare.net