
Aktori me demencë. Gruaja e Bruce Willis rrëfen çastet e vështira dhe të bukura: Po përpiqem t'ia dal!
Dritare.net
Lajmi se Bruce Willis po tërhiqej nga aktrimi sepse vuante nga afazia (humbja e aftësive të tij verbale) erdhi si një rrufe, por në shkurt 2023 u pasua nga shpallja e shkakut pas simptomave: demenca posttemporale.
Që atëherë, gruaja e tij, Emma Heming Willis, dhe nëna e dy fëmijëve të tyre, ndan hapur përmes rrjeteve sociale sfidat, si dhe gëzimet e vogla ose më të mëdha të përditshmërisë së re të çiftit. Mos harroni se kjo është një sëmundje e pashërueshme, e cila zhvillohet në mënyrë progresive dhe ku mjekimi ekzistues nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të lehtësojë simptomat.
Kështu në postimin e saj të ri, Emma Heming Willis publikoi një video ku flet nga sedilja e makinës, teksa po kthehej nga një shëtitje: “U kërkoj kujdestarëve të më dërgojnë foto sepse mendoj se është shumë e rëndësishme të ndajmë mendimet tona.”
Siç shtoi ajo, fotot që ajo zgjedh të shpërndajë në rrjetet sociale nuk zbulojnë të gjitha vështirësitë e përditshmërisë së saj: “Kam përshtypjen se po jetoj jetën time më të mirë, por duhet të përpiqem me vetëdije, çdo ditë, ta bëj për vete dhe dy fëmijët e mi. Dhe për Bruce, i cili nuk do të donte që unë të jetoja ndryshe. Nuk dua të krijoj përshtypjen se jam mirë. Sepse nuk jam. Por unë duhet të bëj më të mirën që mundem, për të mirën time dhe për të mirën e familjes sime, sepse, përsëri, nëse nuk kujdesemi për veten, nuk mund të kujdesemi për atë që duam. Do të doja që të merrnit një moment nga dita juaj, që është stresues, i vështirë dhe të shihni dhe të bëni diçka të bukur.”, tha ajo ndër të tjera./K.C/dritare.net

















