Aktori i njohur i humorit bën ofertën e çuditshme: Goca, kaloni pushimet me mua dhe më paguani 700 euro!
Dritare.net
Aktori i humorit Albano Bogdo iu ka bërë një ftesë publike të gjitha femrave që e ndjekin në rrjetet sociale, për ta shoqëruar gjatë fundjavës në bregdet.
Ai ka publikuar një video në profilin e tij në TikTok, ku shihet në breg të detit. Ai bëri një ofertë mjaft të çuditshme ku shkruan se ato mund ta shoqërojnë, por duhet të paguajnë para sipas tij për kënaqësinë e të ndenjurit me të.
“Kush të dojë( gocë, kuptohet), unë këtu jam gjithë fundjavën. Të gjitha të paguara, përveç 700€ që do paguajë për kënaqësinë e të ndenjurit me mua.”- thuhet në shkrimin e plotë të Albanos.
Menjëherë ndjekësit e tij kanë reaguar në seksionin e komenteve, ku disa qeshin me statusin e tij, ndërsa të tjerë kanë komentuar look-un e ri të aktorit. Albano ka bërë një ndryshim të madh në pamje, pasi ka prerë flokët e tij kaçurrela, duke u shfaqur tullac në publik./M.K/dritare.net