Adele triumfon në vendet e para të klasifikimeve britanike!
E Hënë 29 Nëntor 2021, 14:02
Dritare.net
Këngëtarja britanike Adele arriti ka arritur një dyshe të rrallë në klasifikimet në Britaninë e Madhe, duke kryesuar ato për albumet dhe këngët më të shitura, me albumin e saj të shumëpritur “30”, i publikuar më 19 nëntor dhe këngën e saj kryesore “Easy on Me”.
Shitja e më shumë se 660,000 njësive ekuivalente të albumit, që përfshijnë transmetimin audio dhe video, por edhe shitjet individuale të këngëve, triumfoi mbi publikimet e tjera kryesore të vitit 2021.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Adele arriti në vendin e parë në tabelën e albumeve, me shitjet e javës së parë prej 261,000 sipas klasifikimeve zyrtare./CNN/M.T/dritare.net