Adele thyen rekord me këngën e re, vetëm 7 orë pas publikimit!
E Premte 15 Tetor 2021, 08:08
Dritare.net
Këngëtarja Adele i është rikthyer sërish botës së muzikës pas rreth 6 vjetësh, por duket se ajo nuk e ka humbur audiencën e saj, pasi ka regjistruar 10 milionë shikime në vetëm 7 orë pas publikimit të këngës.
Adele ka sjell për publikun e saj të dashur këngën “Easy on me”, një baladë e cila tregon vendimin e këngëtares në 2019 për tu divorcuar nga bashkëshorti i saj. Në një intervistë për Vogue, Adele tha se këtë klip ia ka dedikuar djalit të saj, i cili kur të rritet të kuptojë përse ajo është divorcuar dhe kërkoi lumturinë./M.T/dritare.net