Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Andi Haxhiu i përgjigjet Enver Bytyçit, për 'udhëtimin' në Moskë

Andi Haxhiu i përgjigjet Enver Bytyçit, për
Nga Andi Haxhiu

Mbrëmë rashë ne gjumë si djalë i zakonshëm ama me ëndrrën për të qenë prej autoriteteve kryesore të dijes ne fushën time. Akademinë e kam pasion dhe nuk ka gjë qe do të me mbajë larg saj. Deri sot, s’kisha asnje dyshim se ëndrrat dhe bindjet e mia janë të lidhura ngushtë me dashninë time për Kosovën e kontributi im do t’i takonte ekskluzivisht vendit qe me rriti e me formësoi ky që jam. Bindjet e mia janë të qarta dhe pozicionet e mia politike jane te formuara prej leximit dhe gjykimit analitik, e jo militantizmit partiak edhe idhujtarise per lideret e caktuar.

Por, te dashtun shoke e shoqe, kjo s’ka te bëj asgjë me atë imazh qe nje profesor dhe nje medium Kosovar tentuan te projektojnë mbi mua per te sulmuar babain tim, Batonin, per te cilin unë jam pafundësisht krenar.

Sidoqofte, une agjendat politike i kuptoj edhe nuk i marre personale, por per faktin pse une i njoh shume mire strukturat e propagandimit ne Kosove, po u’a bej paraprakisht te qartë se unë jam kafshatë shumë e komplikuar për t’u përbirë. Mes tjerash, une asnjëherë s’kam keqpërdorur autoritetin ose pozicionin publik te babait tim dhe kam vendosur qe te rri jashta politikes dhe mediave pershkak te gjykimit dhe dyshimeve personale qe unë nuk i perkasë asaj bote.

Por, i dashtun profesor Enver Bytyqi edhe e dashtuna BotaSot, unë nuk jam prej atyre djemve qe rri i strukun prej inferioritet veq pse ju i perkitni një inxhineringu te caktuar propagandues. Të vërtetën mund ta shtrembëroni, ama jo me mua. Mund ta interpretoni, ta bëni te dukët ndryshe, por ne herën e parë kur do t’u demantoj, nga këtu e poshtë, po u betohem, do te turpëroheni e do të perqesheni se jeni të zhytur ne injorancë e padituri.

Kurse, per ata qe ma bënë gjyqin publik sot, do i falë, por s’do e harroj asnjëherë që e lënduan emocionalisht personin qe e dua më së shumti në botë – nanën time. E ketë reagim më duhet ta bëj ekzkluzivisht për shkak te saj dhe për ta liru atë nga presioni i një shpifjeje qe tentoi te më godiste ndër brez.

Sa për mua, per nje situate kaq qesharake si kjo sot, une gjykoj qe as BotaSot e as z. Bytyqi nuk meritojnë asnjë sekond nga koha ime.

Storja dhe e verteta e sqaruar me fakte eshte kjo:

Paraprakisht, i kerkoj falje Task Forces se Prof. Dr. Enver Bytyqi per interferim me hetimin per rastin tim dhe lidhjet e mia me Rusine.

Ne fakt, per të qartesuar profilin tim komplet, une s’isha veqse Kandidat i Doktoratures ne Universitetin e Moskes dhe keshilltar i Ministrit te Mbrojtjes te Rusise, por detyra ime kryesore  ishte rifunksionalizimi i nje sektori te vecante te KGB-se se famshme. Detyren e morra ne vitin 2017 per te zgjedhur konfliktin shume te komplikuar ne shtetin e Danchuana-s.

Per ata qe nuk e dijne, ne vitin 2017 Danchuana ka qene prej hapesirave më problematike ne Lindjen e Mesme dhe une isha i detyruar të marre këtë pozite per te zgjidhur konfliktin qe kishte kriju aq shume dëme njerezore dhe materiale. Më e keqja ishte qe kishin mbetë edhe pa ujë. Paramendojeni!

Une ende se kam te qarte qysh nuk kemi pas asnje reagim si popull me hashtag ne shenje solidarizimi me katrahuren socio-politike ne Danchuana – #prayfordanchuana?

Oh, me falni se gabimi im! Nuk isha krejtesishte i qartë ne fillim: DANCHUANA nuk ekziston. Ose ndoshta z. Bytyqi e di ku eshtë? Me gjasë diku afer Atlantis?.

Sidoqofte, ai profil i Twitterit ka qenë i hapur per qellimin e klases ne Information and Communication Policy te Profesori shume i dashtun, Chad Briggs.

Per me pa pasionin tim per akademine dhe deshiren per me performu me se miri ne klase te tij, u mjafton veqse nje shikim i thjeshte ne Tweets dhe ne menyren qysh ka qenë i vendosun komunikimi per Danchuanen.

Rrjedhimisht, me poshtë do te keni fotografite e komunikimit me zyrtare te NATO-s, SHBA-ve, UN-it, RUSISE dhe DANCHUANES. Ironikisht, krejt kabineti im dhe kabineti i institucioneve te lartpermendura eshte i mbushur me Shqiptare te cilet e udheheqin diplomacine mbarë botën. Diplomacine imagjinare te nje klase qe e kisha ne vitin 2017.

Pasi e zgjodha konfliktin ne Danchuana, une jam i vetmi Keshilltar’ i Mbrojtjes ne Rusi qe nuk e din kend e ka Minister dhe nuk e ndjek liderin e pa kontestueshem Rus ne Twitter, Vladimir Putin.

Per fund, i kerkoj falje edhe SHBA-ve pasiqe kam ndikuar nga Selia Qendrore e KGB-se ne Germi ne zgjedhjet e fundit ku Trump e morri pushtetin.

Tash po pres dekorate prej Rusise pasiqe e kam zgjidhur konfliktin ma te randsishem te shekullit dhe per te cilin shume shpejt do te nominohem per cmimin Nobel per paqe.

Edhe po, z. Bytyqi, si profesor universiteti kur doni me citu ose me ngrite ndonje hipoteze, mire eshte me lexu pak me shume se titullin. Sidoqofte, ju dukeni nga ata akademiket qe karakterizoheni me plagjiature dhe citate te rrejshme sepse titujt janë krejt cka kuptoni e lexoni. Sidomos kur ato duken interesante.

Edhe me trego mos po më gjeni ne sistem te Universitetit te Moskes per PhD. Bile t’a marre direkt se ky Masteri ne Edinburgh m’i ka shterre krejte energjite. U’a kisha pa hajrin!

Hetim te këndshem.

Rrnofte Danchuana Republike!

P.S.

Kurr keshilltare ma shmeker edhe me foto te profilit ma te mire s’keni pa. Sidomos, gjithë keta followersa… papappa! Plus pa tesha kat edhe me syza. Super serioz! Tamam per me pas pozite udheheqese ne Rusinë e Vladimir Putinit.

Me poshte gjeni:

-Profilin

-Muhabetet me grupin

-Followers dhe Following – shoke te klases me pozita zyrtare

-Briefs te Profesorit Chad Briggs

-Fotografi nga deklaratat e mia per Mosken Zyrtare

Edhe mos te harroj… BotaSot dhe z. Bytyqi, shihemi ne gjykatë./dritare.net

Marrë nga Facebook-u i autorit

https://www.facebook.com/andibhaxhiu/posts/381499676005252