Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ahmetaj falenderon Veliajn, Klosin dhe Xhaçkën: Ma bënë më të lehtë punën

Ahmetaj falenderon Veliajn, Klosin dhe Xhaçkën: Ma bënë
Ministri Arben Ahmetaj, i ftuar në emisionin #DritaremeRudinën në Vizion Plus, foli për arsimin profesional dhe turizmin, i cili do të jetë nën varësinë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Ahmetaj falenderoi ministrat që kanë drejtuar Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, duke thënë se kanë krijuar një platformë të mirë për arsimin profesional.

“Kur flasim për një sektor, flasim për nevojat e sektorit dhe kërkesat e atyre që kërkojnë punë. Unë kam trashëguar një platformë shumë të mirë dhe e kam punën më të lehtë sepse ministrat paraardhës kanë krijuar një sistem të mirë. Prandaj gjej mundësinë që t’i falënderoj edhe publikisht, ish drejtuesit e ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliajn, Blendi Klosin dhe Olta Xhaçkën. Kam gjetur një platformë shumë të mirë të arsimit profesional. Në ngritjen e shkollave profesionale të turizmit, plani që kemi është konkret dhe real. Mund të marrim një shembull të mirë nga Ministria e Arsimit, duke përmirësuar kurrikulat. I kam propozuar ministres së Arsimit, Lindita Nikolla që të përdorim portalin, për të gjetur mësues për shkollat profesionale të turizmit”, tha Ahmetaj./Dritare.net