A janë ndarë Eva Murati dhe Genar Topalli? Ja e vërteta!
Dritare.net
Duke parë dhe profilet e tyre në rrjetet sociale, ata nuk postojnë më foto bashkë, gjithashtu Genari për 23-vjetorin e tij, nuk mori asnjë urim nga e dashura e tij Eva, por vetëm nga nëna e tij, Jozefina Topalli.

Genar Topalli i pyetur nga “Panorama Plus”, në lidhje me këtë fakt ai u përgjigj: “Unë jam thjesht një student dhe nuk përbëj lajm për mediat”.
Ndërsa rrëfimi i fundit i Evës për Genarin ka qenë në janar të këtij viti në emisionin “Pasdite në Top Channel”.
“Unë kam vendosur të mos flas më për këtë gjë. Është diskutuar aq shumë kjo temë, por unë nuk jam pjesë e atyre vajzave që frymëzojnë portalet me historitë e tyre të dashurisë. Unë po përpiqem shumë në këtë që bëj dhe nuk dua të bëhem e njohur për jetën private, por për aftësitë e mia”, tha Eva./ Dritare.net
