“A e dini ju kush jam unë?", zbardhen bisedat e Noizyt me policët para arrestimit
E Shtunë 17 Dhjetor 2016, 22:10
Dritare.net
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se policia e ka ndaluar makinën dhe ka kërkuar sipas ligjit dokumentet dhe lejen e drejtimit, por reperi ka qenë pa patentë.
Si të mos mjaftonte kjo makina e tij ka rezultuar edhe më shumë gjoba të papaguara, për të cilat policia ka kërkuar ta shoqëronte në polici. “Nuk keni asnjë shans në të shoqëroni në komisariat” u është hakërryer Noizy policëve dhe në kundërshtim të kërkesës për shoqërim i ka ofenduar, fyer dhe është larguar me shpejtësi me makinë.