Na ndiqni edhe në

Shëndet

9 maska për fytyrën dhe për të gjitha llojet e lëkurave

9 maska për fytyrën dhe për të gjitha llojet e lëkurave
Nuk është e nevojshme të blini maska për fytyrën në dyqan, kur ju mund të përgatisni në shtëpi disa maska të mrekulleshme me vetëm disa përbërës, të cilët ju i keni në kuzhinën tuaj. Këto receta janë për çdo lloj lëkure, qoftë ajo e yndyrshme, mikse, e thatë apo delikate.

1.Maska Për Fytyrën Me Të Bardhin E Vezës

maska per fytyren me te bardhin e vezes

E bardha e vezës është element kryesor në shumë maska për fytyrën. Ajo është plot protein dhe e lë lëkurën të butë dhe të lëmuar. Ju mund të përdorni thjesht të bardhin e vezës në fytyrë ose të shtoni disa përbërës të gjetur në çdo kuzhinë për të zbutur lëkurën e thatë, tonifikuar lëkurën e yndyrshme dhe kuruar lëkurën e acaruar. Këto 5 receta janë të dashura për shumë arsye, por kanë diçka të përbashkët: ato të gjitha përdorin të bardhin e vezës. Shijojini!

Maska E Thjeshtë Me Të Bardhin E Vezës Dhe Kos

maska per fytyren me te bardhin e vezes dhe kos

maska per fytyren me te bardhin e vezes dhe kosModelja Shalom Harlou e quan këtë maskë të përgatitur në shtëpi, me vetëm 2 përbërës, “hidratuese dhe zbutëse.”

RECETA

Përbërësit:

2 të bardha veze

2 lugë gjelle kos

Udhëzime:

Ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat e vezëve dhe vendosini ato në një tas. Shtoni 2 lugë gjelle kos, mos përdorni salcë kosi! Përziejini sëbashku dhe vendoseni përziejen në fytyrë. Lëreni në fytyrë për disa minuta dhe pastaj pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë, më pas me një pecetë të ngrohtë.

Maska E Fytyrës Me Argjilë Për Pastrim Të Thellë

maska e fytyres me te bardhin e vezes dhe argjile griKjo maskë pastron dhe hidraton lëkurën e fytyrës.

RECETA

Përbërësit:

1 e bardhë veze

2 lugë gjelle argjilë/baltë gri –mund ta blini nga Amazon.com

1 lugë gjelle miell misri

1 pikë nga vaji juaj i preferuar esencial

Udhëzime:

Përziejini për bërësit në një tas dhe vendoseni përzierjen në fytyrë. Lëreni atë sa të thahet dhe më pas hiqeni nga fytyra me një leckë të ngrohtë.

Maska Zbutëse Me Limon Dhe Mjaltë

maska me te bardhin e vezes limon dhe mjalte

maska me te bardhin e vezes limon dhe mjalte

Kjo maskë është e shkëlqyer për fytyrën e prirur për puçrra, por është e mirë për çdo lloj lëkure.

RECETA

Përbërësit:

1 e bardhë veze

2 lugë gjelle mjaltë i rrjedhshëm

4 lugë gjelle lëng limoni

3 lugë gjelle kos, jo salcë kosi

Udhëzime:

Përzieni përbërësit së bashku dhe vendoseni maskën në fytyrë. E lini për rreth 15 minuta dhe më pas lani fytyrën. Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer deri në një 1 javë për ta përdorur sërisht.

Maska Shtresëzuese E Fytyrës

maska me te bardhin e vezes dhe sheqer kaf mjalte e vaj ulliriSheqeri në këtë maskë bën të mundur shtresëzimin, ndërkohë që vajrat e bëjnë këtë maskë shumë të mirë për fytyrën me lëkurë të thatë, dehidratuar apo të moshuar.

RECETA

Përbërësit:

1 e bardhë veze

½ lugë gjelle vaj ulliri, vaj kokosi apo vaj bajamesh

1 lugë gjelle miell

1 lugë gjelle sheqer kaf

1 lugë gjelle qumësht

Udhëzime:

Përziejini përbërësit mirë dhe vendoseni maskën në fytyrë duke e shpërndarë me lëvizje rrethore, në këtë mënyrë duke e pastruar atë. Shtojini më shumë sheqer nëse doni një pastrim më të thellë. Lëreni maskën në fytyrë për 15 minuta përpara se ta pastroni. Pas pastrimit mund të përdorni ndonjë hidratues për të bërë të mundur qëndrimin e vajrave brenda në fytyrë.

Maska Për Tonifikimin E Fytyrës

maske per fytyren me miell misri dhe te bardhe veze

Vendoseni në fytyrë këtë maskë dhe ju do të ndjeni sikur po ju ndodh një ngritje e vogël e fytyrës, poret tuaja do të ndihen më të voga dhe fytyra juaj tepër e pastër. Gjithmonë pas kësaj maskë përdorni një vaj për fytyrën apo një hidratues.

RECETA

Përbërësit:

1 të bardhë vezë, sigurohuni që veza juaj është shumë e ftohtë

1 lugë gjelle miell misri

Udhëzime:

Rrihini këto përbërës me një pirun deri sat ë krijohët një përzierje gati e njëtrajtshme. Vendoseni përzierjen në fytyrë dhe lejoni që ajo të thahet. Përbërja është e rrëshqitshme prandaj për ta vendosur maskën në fytyrë ju duhet të shtriheni. Lëreni të thaahet dhe më pas shpëlani fytyrën. Në fund aplikoni një hidratues në fytyrën tuaj.

.Maska Për Fytyrën Me Miell Tërshëre Dhe Kos

maska e fytyres me kos dhe miell tershere

Kjo është një maskë për fytyrën e cila përfshin vetëm 3 përbërës bazë. Kjo maskë për fytyrën është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurave dhe është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Ajo do ta pastrojë dhe rigjenerojë lëkurën tuaj. Këto maska për fytyrën me kos janë shumë të mira për lëkurë të ashpërsuar, të djegur nga dielli apo të acaruar. Nëse keni një fytyrë të yndyrshme, shtoni disa pika lëng limoni. Për lëkurë të thatë, shtoni disa lugë gjelle mjaltë

RECETA

Përbërësit:

1 lugë gjelle miell tërshëre të bluar imët

1 lugë gjelle kos

Disa pika mjaltë

Udhëzime:

Në një tas të vogël hidhni miellin e tërshërës dhe kosin dhe përziejini së bashku. Ngrohni disa pika mjaltë. Për ta bërë këtë, ngrohni një lugë duke e vendosur mbi ujë të nxehtë për një minut, më pas shtoni disa pika mjaltë në lugë. Shtoni mjaltin në përzierjen e kosit dhe miellit të tërshërës. Vendoseni maskën në fytyrë. Lëreni atë për 10 minuta dhe më pas pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Më pas me një leckë të ngrohtë. Pas kësaj aplikoni një hidratues.

Maska E Fytyrës Me Kos Për Fytyrën E Djegur Nga Dielli

maska e fytyres me kos per fytyren e djegurRECETA

Përbërësit:

1 filxhan kos natyral

½ filxhan miell tërshëre/bollgur

Disa pika mjaltë

Udhëzime:

Përziejini përbërësit së bashku. Vendoseni përzierjen në fytyrë dhe lëreni për 10-15 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me një leckë të ngohtë, jo shumë e nxehtë.

Maska E Fytyrës Me Kafe Dhe Kakao

maska per fytyren me kafe dhe kakao

Maskat e fytyrës me kafe dhe kakao janë prej kohësh të preferuarat e adhuruesve të bukurisë. Ky kombinim ul ënjtjet në fyryrë dhe rreth syve, e bën lëkurën më të shndritshme dhe zgjojnë natyrën e ngathët e me çehre të zbehtë të fytyrës. Kjo maskë jep rezultate të mrekullueshme pavarësisht llojit të lëkurës tuaj. Ajo që muna më pëlqen nga kjo maskë shtë që përbërësit e saj gjnden pothuajse në çdo kuxhinë. Megjithëse kafeja dhe kakao pluhur janë përbërësit kryesorë të kësaj maske popullore, ju mund ta përshtasni recent në bazë të përbërësve që mund t’iu ndodhen në shtëpi.

Kështu për shembull, shtojini kos dhe mjaltë nëse ju keni një fytyrë të thatë. Shtojini lëng limoni nëse ju keni një fytyrë të yndyrshme. Nëse ju keni një fytyrë super të hidratuar, vajrat shërbejnë si një zëvendësues i kosit.

RECETA

Përbërësit:

4 lugë gjelle kakao pluhur

4 lugë gjelle kafe e bluar apo kokrra kafeje që mund t’i bluani vetë

8 lugë gjelle kos, qumësht, qumësht bajamesh ose qumësht kokosi

2 lugë gjelle mjaltë, nëse keni lëkurë të thatë, ose lëng limoni, nëse keni fytyrë të yndyrshme

Udhëzime:

Përzieni kafenë dhe kakon pluhur në një tas. Shtojini produktet e bulmetit, kosin apo qumështin, deri sat ë formohet një pastë e butë. Nëse dëshironi një pastë më të ngurtë shtoni më pak kos apo qumësht. Hidhni më pas mjaltin, mua më pëlqen ta ngroh atë pak përpara se t’ia shtoj përzierjes. Shpërnadjeni përzierjen në fytyrë dhe qafë. Lëreni atë të thahet. Lagni një pecetë apo copë të pastër dhe me të hiqni copat e maskës, më pas pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Nëse ju keni një fytyrë delicate/sensitive duhet ta shmangni fërkimin e pecetës me fytyrën tuaj sepse llumi i kafëse mund të gërvishti lëkurën tuaj. Ju mund ta ruani pjesën tjetër të maskës në frigorifer për disa ditë.

Maska Për Fytyrën Me Argjilë/Baltë

maska per fytyren me argjile

Kur bëhet fjalë për maska për lëkurë të yndyrshme, me akne apo edhe lëkurë mikes, nuk ka baltë/argjilë më të mirë se balta e gjelbër, e njohur gjithashtu edhe si “bentonite.”

Maskat me batë e zbusin, e shërojnë dhe e bëjnë të mëndafshtë lëkurën. Ato ndihmojnë në largimin e yndyrës së tepërt të fytyrës duke i bërë ato perfekte për lëkurën e yndyrshme. Për faktin se atom und të thatësojnë lekurën, unë nuk i rekomandoj për lëkurën e thatë, vetëm nëse ju gjithashtu i shtoni vajra përzierjes.

Disa këshilla për këto receta të maskave me argjilë:

Krijoni një maskë bazë duke i shtuar pluhurit të argjilës ujë nëse ju keni një fytyrë të yndyrshme, vaj ulliri nëse keni fytyrë të thatë dhe qumësht për fytyrë mikse.

Maska duhet t’i lini në fytyrë për

Pastrojeni fytyrën me një leckë të trashë dhe më pas zbuteni atë me një krem hidratues.Mos pëdorni asnjëherë tas metalik kur punoni me baltën e gjelbërt. Metali reagon kimisht me baltën.

Maska Bazë Me Argjilë/Baltë

maska e fytyres me balte te gjelber francezeMua më pëlqen shumë kjo maskë bazë me baltën e gjelbër sepse është e thjeshtë dhe përbërësit e saj me shumë mundësi i gjeni në kuzhinën tuaj.

RECETA

Përbërësit:

Baltë e gjelbër/balta bentonite ose Baltë të gjelbër Franceze ose Baltë Kuruese Indiane, mund ta blini në Amazon.com

1 lugë gjelle mjaltë

ujë-për fytyrë të yndyrshme dhe mikse, vaj ulliri-për fytyrë të thatë

Udhëzime:

Përzieni 2 filxhanë lëng me një filxhan baltë. Zgjidheni vëtë llojin e lëngut bazuar në llojin e lëkurës tuaj. Nëse keni fytyrë të yndyrshme, zgjidhni ujë. Për fytyrë mikse, zgjidhni qumësht dhe për fytyrë të thatë zgjidhni vaj ulliri. Më pas hidhni pak mjaltë. Shtoni më shumë lëng nëse balta është e thatë. Sipas dëshirës mund të hidhni edhe disa pika nga vaji juaj i preferuar esencial. Mbajeni maskën për 15 minuta. Pastrojeni maskën me një pecet apo lecktë të ngrohtë por jo shumë të nxehtë, më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm.

Maska E Fytyrës Me Baltën E Gjelbër Franceze Dhe Vajrat Esencialë

Maska Baze Me ArgjileKjo maskë është e veçantë, por më e ndërlikuar sesa maskat e tjera të thjeshta sepse ajo ka përbërës si baltën e gjelbër ashtu edhe baltën kaolinë, plus edhe disa përbërës të tjerë. Ju mund t’i bleni këto përbërës në dyqane ushqimore apo në internet.

RECETA

Përbërësit:

1 lugë gjelle baltë të gjerbër Franceze, mund ta blini në Amazon.com

½ lugë gjelle baltë kaolinë, mund ta blini në Amazon.com

½ lugë gjelle xhel aloe vera, mund ta blini në Amazon.com

1 lugë gjelle ujë trëndafilli, mund ta blini në Amazon.com

2 pika vaj esencial trëndafili, mund ta blini në Amazon.com

Udhëzime:

Përzieni argjilën/baltën e gjelbër dhe baltën kaolinë së bashku. Shtoni xhelin aloe vera, ujin e trëndafilit dhe vajërat. Më pas vendoseni maskën në fytyrë dhe lëreni për 15 minuta. Pas kësaj pastrojeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm. Pjesën që ju mbetet mund ta ruani në frigorifer për katër javë.

Maska Freskuese Me Kungull Për Gjitha Tipet E Lëkurave

maske per fytyren me kungull

Tuli i kungullit është i mrekullueshëm për maskat e fytyrës. Tuli është plot me enzima të cilat largojnë shtresat e vdekurat të qelizave të lëkurës. Ai gjithashtu përmban beta karroten dhe Vitaminë A të cilat e zbusin lëkurën. Më poshtë do të lexoni 4 receta të jashtëzakonshme që japin e fektet e tyre të shkëlqyera në çdo lloj lëkure. Ju mund të paguani 35$ për një maskë kungulli në kavanoz apo 140$ për një maskë profesionale me kungull në një sallon bukurie. Këto receta janë bërë shumë popullore për shkak të pastrimit dhe freskimit që ato i bëjnë lëkurë duke e lënë atë të rigjallëruar dhe të mëndafshtë.

A nuk do të ishte më mirë t’i përgatisnit vetë këto receta pa shpenzuar kaq shumë? Mjafton që të bleni një kungull.

Të gjitha këto receta kërkojnë kungull të freskët, por edhe një i konservuar është mirë dhe mund të jetë ndoshta më i leverdisshëm për ju. Thjesht sigurohuni mirë që të mos i shtoni përbërës të tjerë këtyre recetave sepse ato janë perfekte.

Maska Me Kungull Për Fytyrën E Thatë

maska per fytyren me kungull veze qumesht bajamesh dhe mjalte

Kjo recetë është krijuar nga estetistja Shanel Xhane e Santa Monikës. Xhane thotë se kungulli është plot me acide natyrore pastruese dhe antioksidantë. Ajo përdor tulin e kungullit në sallonin e saj “për të shndritur, zvogëluar shfaqjen e rrydhave dhe dëmtimin e fytyrës nga dielli.” Ky version i recetës nga Xhane është për lëkurën e thatë. Ka edhe një version për lëkurën e yndyrshme më poshtë.

RECETA

Përbërësit:

½ filxhan me tul kungulli të freskët

2 vezë

2 lugë çaji qumësh bajamesh

1 lugë çaji mjaltë

Udhëzime:

Bëjeni pure tulin e kungullit të freskët. Shtoni një vezë, më pas hidhni qumështin e bajameve të pasur me omega dhe mjaltin. Përziejini mirë. Vendoseni maskën në fytyrë, lëreni atë për 15-20 minuta, në varësi të delikatsës së fytyrës tuaj. Pastrojeni me ujë të frohtë dhe aplikoni një hidratues si zakonisht.

Maska Me Kungull Për Fytyrën E Yndyrshme

maska per fytyren me kungull uthull molle dhe veze

Kjo është e njëjta recetë si ajo më sipër por e përshtatur për lëkurën e yndyrshme.

RECETA

Përbërësit:

½ filxhan me tul kungulli të freskët

2 vezë

2 lugë çaji uthull molle apo lëng boronice

Udhëzime:

Bëjeni pure tulin e kungullit të freskët në një tas dhe shtoni vezët. Më pas shtojini uthollën e mollës apo lëngun e boronicës. Përziejini mirë

Maska Më Kungull Dhe Argjilë Të Gjelbër Për Lëkurën Mikse Dhe Atë Të Yndyrshme

maska per fytyren me kungull mjalte dhe bate te gjelber

Kjo është një recetë e mrekullueshme për lëkurën mikse dhe atë të yndyrshme. Maskat me argjilë/baltë janë shumë të mira ër të thither vajrat, ndërkohë që zbusin dhe e bëjnë të mëndafshtë lëkurën. Ju mund ta blini baltën në ndonjë dyqan në zonën ku jetoni ose në internet në Amazon.com.

RECETA

Përbërësit:

1 lugë çaji tul kungulli

1 lugë çaji mjaltë i rrjedhshëm/i shkrirë

½ lugë çaji baltë/argjilë të gjelbër-mund ta blini në Amazon.com

Udhëzime:

Përziejini përbërësit një një tas të vogël qelqi. Kurrë mos përdorni ta metalik për baltën e gjelbër, sepse ai do të ndikojë në cilësitë e saj. Vendoseni në fytyrë, lëreni të thahet dhe pastaj pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Përdorni një hidratues për fytyrën pas kësaj maske.

Maska Me Kungull Për Të Gjitha Tipet E Lëkurave

trajtim per fytyren me kungull

Pse të bëni vetëm një maskë fytyre kur ju mund të bëni një trajtim të plotë të fytyrës tuaj? Ky trajtim lluksoz ju jep ju përfitime të ngjashme me ato të spa-ve, vetëm se në këtë rast jeni ju ai që do ta përgatisi trajtimin duke i kursyer vetes 130$.

Hapat që do të ndiqni:

Lajeni fytyrën me pastruesin tuaj të preferuar.

Zhysni një top pambuku në qumësht dhe masazhoni fytyrën me të. Lëreni që qumshi të thahet në fytyrë. Acidi laktik i qumështit largon qelizat e vdekura në sipërfaqe të lëkurës. Pasi qumështi është tharë, pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Për të hequr ato qeliza të vdekura të lëkurës, ju duhet të përdorni një nga metodat e shtresëzimit. Në një tas, kombinoni 1 lugë çaji tul kungulli dhe ½ lugë çaji sheqer, preferohet sheqer kaf por nëse nuk keni përdorni sheqerin e bardhë. Shtonjini përzierjes edhe ½ lugë çaji lëng limoni dhe disa pika mjaltë. Përziejini bashkë. Aplikojeni këtë përzierje në fytyrë duke ushtruar një presion të lehtë, në mënyrë që pastrami të jetë sa më i thellë. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Për mbulimin me enzima të fytyrëa, përzieni 1 lugë gjelle tul kungulli me 1 lugë gjelle kos dhe ½ lugë gjelle mjaltë të rrjedhshëm, nëse nuk është i tillë ngroheni pak. Shpërndajeni përzierjen në fytyrë. Shpëlajeni fytyrën pas 15 minutash.

Më pas vendosni një hidratues në fytyrë. Fytyra juaj do të jetë jashtëzakonisht e pastër dhe e hidratuar.

6.Maska Për Fytyrën Me Luleshtrydhe

maska per fytyren me luleshtrydhe

Luleshtrydhet janë të pasura në vitamin C dhe alfa-hidroksi acide të cilët ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës. Këto 3 receta të maskave të fytyrës me luleshtrydhe janë shumë të mira për çdo lloj lëkure.

RECETA 1

Përbërësit:

8-9 luleshtrydhe të freskëta

3 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

Në një tas bëni pure disa luleshtrudhe me anë të një piruni. Shtoni mjaltin dhe përzieni përbërësit së bashku. Duke përdorur një furçë të pastër apo me duart tuaja të pastra shpërndajeni përzierjen në fytyrën tuaj duke shmangur zonën përreth syve. Shtrihuni dhe lëreni maskën në fytyrë për 10-15 minuta. Lajeni atë me ujë të ngrohtë dhe pasi të thani fytyrën me ndonjë pecetë të pastër mund të aplikoni hidratuesin tuaj të preferuar.

maska me luleshtrydhe mjalte dhe vaj ulliri

RECETA 2

Përbërësit:

8-9 luleshtrydhe të freskëta

2 lugë gjelle mjaltë

1 lugë gjelle vaj ulliri ose vaj bajamesh të ëmbla

Disa pika lëng limoni-8 pika për lëkurë të yndyrshme dhe 1 pikë për lëkurë të thatë

Udhëzime:

Disa pika lëng limoni-8 pika për lëkurë të yndyrshme dhe 1 pikë për lëkurë të thatë

Në një tas bëni pure luleshtrydhet me anë të një piruni. Hidhni në tas mjaltin, vajin dhe lëngun e limonit dhe përzieni deri sa të formohet një masë e njëtrajtshme. Duke përdorur duart apo një furçë të pastër, butësisht shpërndani përzierjen në fytyrë duke shmangur zonën rreth syve. Lëreni maskën për rreth 15 minuta. Shpëlajeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm.

maska per fytyren me luleshtrydhe kos dhe mjalte

RECETA 3

Përbërësit:

5 luleshtrydhe të freskëta

½ lugë gjelle kos

2 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

Në një tas përzieni luleshtrydhet me një pirun deri sat ë bëhen pure. Shtoni mjaltin dhe kosin dhe përziejini deri sat ë formohet një masë e njëtrajtshme. Duke përdorur duart apo një furçë të pastër aplikojeni maskën në fytyrë. Lëreni atë për rreth 15 minuta. Pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

7.Maska Për Fytyrën Me Maja Birre

maska per fytyren me maja birre

Majaja është një ilaç pak i njohur për lëkurën. Por maskat e bëra në shtëpi për fytyrën shpesh përmbajnë maja e cila është burim vitamine B, proteinash, seleni dhe kromi. Majaja përfton energjinë e nevojshme për qelizat e lëkurës dhe ndihmon në trajtimin e puçrrave të fytyrës, djegieve dhe ekzemës. Majaja ndihmon në mbrojtjen e fytyrës në stinën e vjeshtës. Zakonisht, lëkura jonë priret për një ndryshim të papritur nga ajri i ngrohtë në atë të ftohtë, ky është moment kur majaja mund të sjelli përmirësime të ndjeshme në fytyrën tuaj.

RECETA

Përbërësit:

1 lugë maja birre

2 lugë krem qumështi

Udhëzime:

Përzieni përbërësi dhe vendoseni përzierjen në fytyrë. Lëreni maskën për 20 minuta. Pas kësaj shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe mos e fshini fytyrën me ndonjë eckë të pastër apo pectë, lëreni atë të thahet vetvetiu.

Maska Me Maja Birre Për Dimër

maska e fytyres me maja birre per dimer

Maska me maja birre është e pasur me vitaninën B dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës tonë nga ndyshimet stinore.

RECETA

Përbërësit:

1 lugë gjelle maja birre

ujë i distiluar

Udhëzime:

Përzieni majanë e birrës me ujin e distiluar deri sa të formohet një përzieje si pastë. Shpërndajeni në fytyrë dhe lëreni për 15 minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

8.Maska E Fytyrës Me Nenexhik

maska e fytyres me nenexhik

Maska e fytyrës me nenexhik është zgjidhja e duhur natyrale për të pakësuar yndyrën e tepërt të lëkurës. Por kjo maskë është e mrekullueshme për të gjitha tipet e lëkurave. Gjethet e nenexhikut janë të pasura me mente dhe kanë veti anti-bakteriale që ndihmojnë në largimin e yndyrës së tepërt dhe kontrollojnë prodhimin e sebumit. Nenexhiku përdoret shpesh nga kompanitë që prodhojnë pastrues fytyre, tonifikues për shkak të efektit të tij freskues. Ai ndihmon në zbutjen dhe qetësimin e fytyrës së acaruar dhe të infektuar. Vitamina A që gjendet te nenxhiku forcon indet e lëkurës dhe përmirëson ndërtimin e saj. Gjethet e nenexhikut do ta bëjnë lëkurën tuaj të mëndafshtë dhe largojnë njollat e saj.

RECETA

Përbërësit:

Një grusht me gjethe nenexhiku

1 lugë gjelle me ujë trëndafili

Udhëzime:

Thajini gjethet e nenexhikut dhe pastaj bëjini pluhur të imët. Shtoni ujin e trëndafilit dhe përziejini së bashku për të formuar një pastë. Vendoseni përzierjen në fytyrë dhe lëreni për 2 orë. Më pas pastrojeni fytyrën me ujë të rrjedhshëm.

9.Maska E Fytyrës Me Patate

maska per fytyren me patate

Patatet njihen për pastrimin natyrshëm të lëkurës, zvogëlimin e pigmentit dhe njollave të moshës dhe largimin e nxirjes nga dielli. Është përbërësi perfekt për të zbardhur lëkurën. Patatja është e pasur në vitaminë C, vitaminat thelbësore të lëkurës si vitamina A, B, fosfori, kaliumi, proteinat dhe hekuri që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të lëkurës. Patatet janë shumë të mira për shëndetin tuaj pasi ato ndihmojnë në lehtësimin e djegjeve të lëkurës nga dielli. Gjiza nga ana tjetër, fuksionon si agjent natyror zbardhues dhe hidratues që ndihmon në largimin e plogështisë së lëkurës duke e bërë atë më të shndritshme.

RECETA

Përbërësit:

1 lugë gjelle patate e zjerë e bërë pure

½ lugë gjelle gjizë ose kos

Udhëzime:

Përziejini bashkë të gjithë përbërësit dhe palikojeni maskën në fytyrë. Lëreni për 15 minuta dhe pastaj lajeni fytyrën me ujë të ftohtë.