Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fotot/ Gazetari demaskon vajzën e dekanit të njohur: Ja jeta luksoze që bën!

Fotot/ Gazetari demaskon vajzën e dekanit të njohur: Ja jeta luksoze
Gazetari i njohur Bledi Mane ka denoncuar përmes fotove jetën e "krimbur në para të vajzës së Skënder Kaçupit, dekanit të fakultetit juridik në Universitetin publik të Tiranës që sipas Manes shndërroi fakultetin në një vatër korrupsioni.

Statusi i Manes

Ka çupë Kaçupi e jo llafe!

Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

Para 40 vjetesh, nje djale i varfer e i turpshem nga fshati i tij Qinam i rrethit te Kolonjes, zbriti ne Tirane. Me vete kishte dy feta buke misri me djathte te mbeshtjella me gazete dhe idealin e Partise ne zemer. Mbajti frymen ne kryeqytet te studionte ne universitet filozofi marksiste-leniniste dhe jurispudence. Gjate viteve te fakultetit tregoi devotshmeri si komunist i ri dhe partia ia shperbleu. Nuk e ktheu serish ne fshat por e mbajti ne Tirane.

Vitet kaluan, endrrat e Skenderit nga bardh e zi u shnderuan me ngjyra, oreksi iu hap dhe ylli i fatit i ndriçoi derisa e verboi.

Gjeti pune, gjeti nuse, gjeti shtepi, gjeti miq interesash dhe vecanerisht pas shembjes se komunizmit ai djali i vobekte kolonjar u shnderua ne çakallin e jurispudences shqiptare.

Profesor Skender Kacupi, dekani legjendar i fakultetit juridik te universitetit publik te Tiranes njihet jo vetem si ekspert i se drejtes penale por edhe si qokaxhiu servil qe shnderoi fakultetin ne vater korrupsioni. Nga fabrika e Skenderit jane skenderosur e menderosur me dhjetra e qindra gjykates e prokurore te cilet e katandisen sistemin e drejtesise shqiptare ne nje nevojtore me te shemtuar e me te qelbur sesa nevojtorja e viteve '80 ne fshatin e tij ne Kolonje. Skender Kacupi bashke me ish rektorin Dhori Kule, e bene fakultetin dhe Universitetin ne celule te Partise Demokratike ku lektoret nuk punesoheshin pa teseren e Partise dhe pa bekimin e Argita Berishes. Sot Skenderi vazhdon te drejtoje departamentin e se drejtes penale dhe i relaksuar e i mbytur nga dallaveret e korrupsionit tallet per se largu me Vettingun qe pretendojne ta vene ne zbatim nderkombetaret.

Nje prej produkteve te tij fizike dhe akademike eshte edhe e bija e profesor Kaçupit tek e cila ju do gjeni te pasqyruar shembelltyren e krimit dhe korrupsionit qe babai po ia le trashegimi...

Erisa Kaçupi te frikeson me jeten e saj ekstravagante prej orientaleje te dalldisur. E fiksuar pas veshjeve dhe aksesoreve te shtrenjte qe blen neper kryeqytete te Evropes, kjo plangprishese thjesht konkuron me te tjere pasardhes se aristokrateve te shkerdhyer politikisht dhe kriminalisht te Tiranes. Ne koleksionin e saj gjen 18 canta te markave Chanel dhe Gucci te cilat kushtojne rreth 43 mije euro. E marrosur pas oreve dhe unazave me diamante dhe e fiksuar pas udhetimeve e pushimeve te shtrenjta qe nisin nga ishujt greke te Egjeut dhe perfundojne ne Milano, Paris dhe Londer atje ku studion momentalisht. Dhe mos u cudisni kur tu them se zonjusha Kaçupi eshte studente ne London School of Economics, shkolle e famshme dhe e shtrenjte angleze ku pagesa per 1 vit vetem per studimet eshte 15.800 paund, pra rreth 27 milione leke. Pa llogaritur ketu qerane e shtrenjte dhe kostot e tjera te jeteses.

Skender Kaçupi historikisht ka pasur nje rroge mujore jo me teper se 780 mije leke ne muaj e sikur ti kishte kursyer keto leke nuk do i dilnin as per oren Rolex te se bijes e cila e ka blere ne Paris 11.300 euro.

Kam dyshime se Skenderi ka kursyer vertete leke per ta bere te bijen te lumtur dhe vras mendjen: cfare te kete ngrene valle Skenderi, buke misri me djathe apo ka ngrene turpin me buke misri?!