10 shenjat që paralajmërojnë se trupi juaj ka mungesë kalciumi
Dritare.net
Kalciumi është një mineral shumë kryesor. Ttrupi ka nevojë për stabilizimin e presionit të gjakut, që të rregullojë sekretimin e hormoneve. Kur vuani nga mungesa e kalciumit ju shfaqen simptomat e caktuara.
Dritare.net sjell sot në këtë artikull një listë të shenjave më të zakonshme që tregojnë qartë se trupi juaj ka mungesë kalciumi.
Lëkura e thatë

Mungesa e kalciumit në trupin tuaj është e dukshme. Kjo gjendje, zakonisht e bën lëkurën tepër të thatë. Gjithashtu është vërtetuar se mungesa e kalciumit ka lidhje të ngushtë me zhvillimin e problemeve të lëkurës si ekzema.
Lodhja

Mungesa e kalciumit ju bën të jeni shumë të lodhur. Pra, nëse përjetoni lodhje ekstreme, mungesë energjie ose një ndjenjë të vazhdueshme përtese, shmangni pijet energjetike dhe përpiquni të përqendroheni dietën tuaj.
Depresioni

Mungesa e kalciumit sjell edhe gjendje depresioni. Ky element është një natyral që prodhon efekte qetësuese. Pra për shëndetin tuaj më të mirë, duhet të konsumoni sa më shumë kalcium.
Pagjumësia

Nëse trupi juaj nuk ka kalcium, ndoshta nuk do mund të flini normalisht gjatë natës. Ky problem lidhet drejtpërdrejt me rolin e kalciumit në krijimin e melatoninës, një hormon që na ndihmon të flemë më shpejtë gjumë.
Marrje mendsh

Zakonisht njerëzit që e kanë sistemin imunitar shumë të dobët nuk përballojnë shumë lodhjen dhe punët me orare të zgjatura pa bërë pushime të shkurtra. Sepse përjetojnë dridhje të trupit dhe mpirje rreth gojës ose në gishtërinj, dridhje të muskujve, madje edhe kujtesë të dobët.
Sëmureni shumë shpesh?

Kalciumi luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një sistemi të shëndetshëm imunitar pasi ndihmon trupin tuaj të luftojë viruset dhe bakteret. Mangësia e kalciumit zvogëlon rezistencën e trupit tuaj kundër sulmeve patogjene dhe si rezultat, ju sëmureni, kaloni ftohje, kolliteni dhe teshtini më shpesh.
Keni thonj të butë?

Ashtu si kockat edhe thonjtë kanë nevojë për një sasi të caktuar të kalciumit për të qenë në rregull. Pra, kur vuani nga mungesa e kalciumit, thonjtë tuaj bëhen tepër të thatë, të dobët janë më të prekur nga dëmtimi i lëkurës dhe thonjve.
Vështirësi në përtypje

Mos u çudisni sepse në fakt, mungesa e kalciumit ndikon edhe te përtypja normale. Madje nëse nuk kuroheni menjëherë çon në tharje dhe dëmtimin e futit.
Dhëmbët

Shumica e kalciumit është në kockat e trupit, kështu që zakonisht janë të parat që vuajnë nga mungesa e kalciumit. Për shkak të mungesës së këtij elementi jetik, dhëmbët mund të fillojnë të marrin një ngjyrë të verdhë, prishen dhe lëndohen.
Dhimbje të muskujve

Dhimbjet e muskujve në kofshët, krahët dhe duart që ndodhin më së shumti gjatë natës mund të jenë një nga simptomat e hershme të një mungese kalciumi. Kujdesuni për shëndetin tuaj, dhe merrni kalciumin që ju nevojitet për mos pasur më dhimbje./A.C-dritare.net