
Video/ Rita Ora habit jurinë e ‘The Voice of Germany’, del në skenë si konkurrente
E Premte 17 Nëntor 2017, 16:04
Dritare.net

Ajo ka qenë gjithashtu trajnere e emisionit që zbulon talente "The Voice of UK", por kësaj radhe kërkoi të provonte veten në pozicionin e konkurrentes.
Në kuadër të promovimit të albumit të saj më të ri, ajo u ngjit në skenën e emisionit "The Voice of Germany", por duke surprizuar jurinë, pasi këndoi "Your song" si konkurrente dhe jo si një yll i muzikës, që është.
Anëtarë e jurisë të habitur nga ky zë i bukur, por edhe shumë i ngjashëm me atë të këngëtares së famshme, kthyen karriget, duke u përballur me yllin Rita Ora.
E emocionuar, Rita tregoi se të qëndrosh mbi skenë si konkurrente, përjeton një lloj adrenaline që nuk e ke kur je anëtar jurie./d.r-dritare.net

















