
Puthi në buzë futbollisten në Kupën e Botës, Luis Rubiales jep dorëheqjen!
Dritare.net

Kreu i federatës së futbollit të Spanjës, Luis Rubiales ka dhënë dorëheqje nga post ii tij, pas më shumë se një muaj nga kritikat mbi puthjen që i dha mesfushores Jenni Hermos në finalen e Kupës së Botës për femra.
Edhe pse u përpoq të shpjegonte puthjen dhe t’i jepte fund polemikave,duke hedhur poshtë edhe kritikat për veprimet e tij ai sot ka dhënë dorëheqjen.
Përmes një video mesazhi, Rubiales shpjegon se pse po jep dorëheqjen si president i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll dhe si nënkryetar i UEFA-s, citon The Telegraph.
“Pas pezullimit të shpejtë nga FIFA, dhe pjesës tjetër të proceseve kundër meje, është e qartë se nuk mund të kthehem në postin tim. Përpjekja për të qëndruar nuk do të rezultojë në asgjë pozitive as për federatën dhe as për futbollin spanjoll”, tha ai./M.K-dritare.net

















