
Pas shërimit nga koronavirusi, ja ku zgjedh të pushojë Florjan Binaj!
E Diel 5 Korrik 2020, 17:05
Dritare.net
Aktori i humorit, Florian Binaj, është një nga personazhet e njohur që u infektua nga koronavirusi.
Ai e konfirmoi vetë lajmin përmes një postimi në Instagram, ku thoshte se duke qenë shumë pozitiv si njeri, doli pozitiv edhe me Covid-19.
Pas lajmit ai u karantinua në shtëpi, por tashmë është shëruar.
Pasi e kaloi këtë moment të vështirë, ai ka zgjedhur të pushojë në Himarë.
Flori ka postuar një foto në det me miqtë e tij dhe shkruan “djemtë e shiut”, duke marrë shkasë së edhe moti ka qenë i paqëndrueshëm ditët e fundit, duke sjellë herë pas here reshje shiu./E.B-dritare.net

















