Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Florjan Binaj rezulton me koronavirus: Jam mirë, ja ku u infektova!

Florjan Binaj rezulton me koronavirus: Jam mirë, ja ku u infektova!

Ditën e sotme ka qarkulluar në portale lajmi se aktori i “Portokallisë”, Florjan Binaj është infektuar me koronavirus. Pas gjithë lajmeve, vendosi të reagojë edhe vetë aktori, përmes një postimi në Instagram. Ai e pranon se pas testimit ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 dhe se, fatmirësisht nuk ka asnjë simptomë dhe se gëzon shëndet të plotë.

Ja postimi i plotë i aktorit!

“Jam aq pozitiv si tip saqë dola pozitiv edhe me covid-19! Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutinë, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri në përfundim të karantinës. Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë. Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë! Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj… Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat! Shëndet të gjithëve!”/K.C/dritare.net