
Elvana Gjata poston shumë rrallë në rrjetet sociale, por duhet thënë se i ka munguar edhe skenës, ku përmendim se kënga e fundit është ajo e shkurtit të vitit 2019, “Tavolina e mërzisë”. Viti 2021, duket se që në ditën e parë të tij, e riktheu Elvanën e cila postoi disa foto nën shoqërinë e familjes së saj, nisur kjo nga videoja që postoi me zërin e të ëmës. Ditën e sotme, artistja shqiptare ka treguar se rikthimi është i qartë. Nuk ka shkruar asgjë në lidhje me fotot me postuara në "Instagram", por shihet në studion koreografike të Albi Nakos. Mesa duket një projekt i këngëtares është shumë afër dhe ne mezi po presim ta shohim.

















