Jonida Vokshi: Mos e lini virusin të fitojë, vini maskë!
Dritare.net
Ditët e fundit virusi po përhapet shumë në vendin tonë. Kemi parë rritje rekord të rasteve pozitive me Covid-19 dhe numri i vdekjeve po ashtu është rritur.
Tani po këshillohet të vihen maskat. Ndonëse në fillim OBSH-ja thoshte se nuk ishte e nevojshme që të vinin maskë personat që nuk kishin koronavirus, tani e shohin si të vetmen pengesë për mospërhapjen e virusit. Por jo shumë qytetarë janë ndërgjegjësuar për vendosjen e maskës në vende publike.
E në këtë situatë shumë të famshëm, përmes Instagramit bëjnë thirrje që të vihen maskat në publik.
Sot, edhe aktorja, Jonida Vokshi ka dërguar një mesazh sensibilizues në Instagram, ndërsa poston një foto me maskë.
“E gjithe bota po perballet me kete virus te rrezikshem qe merr jete! Sot me shume se kurre ka nevoje per sjellje te pergjegjshme nese e duam shendetin tone dhe te atyre qe duam me shume. Ndaj nise nga vetja, ver maske kur shkon te besh pazarin, ne zyre apo kur je duke marre nje sherbim.
Per kedo eshte e bezdisshme sidomos ne keto temperatura te larta, por maska te mbron ty dhe te tjeret. Keshtu nuk e leme virusin te fitoj!”, shkruan Jonida./K.C/dritare.net