
Aktori i njohur: Kush nuk vendos maskë, turp t’i vijë!
E Enjte 2 Korrik 2020, 08:08
Dritare.net
Aktori i njohur Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson, kanë qenë ndër personazhet e parë publikë që janë infektuar me koronavirus. Tashmë Hanks kërkon që të gjithë të vëmë maska për t'u mbrojtur nga koronavirus dhe “të bëjmë pjesën tonë”.
“Vendos maskë, mbaj distancim social, laj duart...Nëse ndonjë nuk i praktikon këto tre gjëra bazike, turp t’i vijë”, tha Tom Hanks për revistën People.
Çifti u shëruar nga koronavirusi pas diagnostikimit në mars dhe dhuruan plazmën e tyre me shpresën se do të ndihmojë të tjerët./E.B-dritare.net

















