Na ndiqni edhe në

Bota

Si mund të jetë një armë për t'u mbrojtur e bezdisshme? Jennifer Aniston bën thirrje për përdorimin e maskave!

Si mund të jetë një armë për t'u mbrojtur e

Aktorja Jennifer Aniston, përmes një postimi në rrjetet sociale, bën lutje për përdorimin e maskës. Mbase janë të pakëndshme dhe të bezdisshme, shkruan ajo, por janë një armë për t;u mbrojtur në këtë luftë.

"Bizneset po mbyllen, vendet e punës po shkurtohen, punonjësit e shëndetit po rrezikojnë jetën e tyre për ne, dhe ne nuk po bëjmë asgjë. Njerëzit duken të shqetësuar se po u kërkohet të mbajnë maskë. Nuk e kuptojnë se ky rekomandim i thjeshtë, shpëton një jetë. Ju lutem, vendosni maskat. Nxitini të gjithë ta bëjnë këtë", shkruan ajo.

Si mund të jetë një armë për t'u mbrojtur e

Përdorimi i maskave, distancimi social dhe higjiena personale, janë të vetmet mënyra se si mund ta luftojmë koronavirusin. Ndaj autoritetet mjekësore, tani më shumë se kurrë, kur virusi ka më pak të panjohura, apelojnë se përdorimi i maskës, është një ndër pikat kyçe, që ul rrezikun ndaj infektimit me koronavirus./L.F-dritare.net