Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Aktori Hazizi: Ermal, mos e quaj veten kineast vetëm se montove disa gjëra!

Aktori Hazizi: Ermal, mos e quaj veten kineast vetëm se montove disa

Aktori Gent Hazizi i ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e re”, foli në lidhje me filmat e Ermal Mamaqit. Ai u shpreh se suksesi i një filmi nuk matet me para.

“Të dëgjoj pse Gjergji nuk bënte lekë me filmin dhe Ermali bën lekë, unë nuk mendoj që Ermali është i suksesshëm dhe Gjergji është i pasuksesshëm, kështu që nuk i vej dot në kandar këto gjëra”.

Nuk u përpoq ta fshihte mendimin e tij, duke e shprehur hapur se për të Ermali nuk është një kineast. Madje ai thotë se vetëm se monton disa pjesë, nuk do të thotë se ke bërë një film.

Unë ja them publikisht, mund t’ia them edhe personalisht, e mira është që të mos vetëquhet kineast. Unë nuk mund të quaj kineast atë, quaj Gjergj Xhuvanin, Fatmir Koçin, Bujar Limanin etj. Kur monton disa gjëra nuk do të thotë se ke bërë film, se edhe unë mund të dal të filmoj disa gjëra dhe të them kam bërë edhe unë film. Të thuash që jam kineast është një çik shumë ose është guxim i madh të thuash kam bërë film. Por këta nuk janë kineastë, të paktën për shijet e mia”, tha Hazizi. Edhe disa aktorë e regjisorë të tjerë, nuk kanë reaguar pozitivisht ndaj filmave të Mamaqit./L.F-dritare.net