Qafoku: Shqipëria duhet të bashkohet patjetër me Kosovën. Në BE bashkohemi dhe me Serbinë!
Dritare.net
Për gazetarin Roland Qafoku, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është e vetmja zgjidhje e çështjes së Kosovës. Madje ai thotë se ky bashkim është zgjidhje edhe për vetë BE-në.
Qafoku: Nuk i besoj këtyre që ne me Kosovën bashkohemi në BE. Jo! Ne me Kosovën duhet të bashkohemi. Është e vetmja zgjidhje. Jo vetëm që forcon kombin shqiptar, por bën një veprim të natyrshëm të asaj që ne kemi qenë dikur.
Hila: Një nga arsyet që nuk na futin, se imagjino do futin dy vende të vogla që do jenë dy vota në BE. O duhet të reformohet BE ku të formohet një lloj senati ku janë5 vendet e fuqishme,
Si do bashkohemi me Kosovën në BE? Ne bashkohemi dhe me Serbinë në BE. Kjo është turp. Ne duhet të bashkohemi. Pastaj mënyra si, me konfderatë a si është çështje tjetër. Nuk mund të futemi ne çik më para, Kosova më pas. Duket si absurditet. E vetmja zgjidhje e çështjes së Kosovës është bashkimi me Shqipërinë./ J.H/ dritare.net