
Pse 7 është numri fatsjellës për naftën në Shqipëri!
E Mërkurë 20 Korrik 2022, 20:08
Dritare.net
Shqipëria është një vendburim i madh i naftës. Nafta në Shqipëri është zbuluar që në vitin 1918, ndërsa kërkimet në vendburime të ndryshme, vijojnë edhe sot. Shumica e vendburimeve të naftës në Shqipëri, janë zbuluar në pusin e 7, kështu tregon Stavri Dhima, ekspert i hidrokarbureve në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV.
“Shumë nga vendburimet tona i kemi zbuluar në pusin e 7. Mund të jetë një koincidencë. Ka qenë Marinza 7, ka qenë Cakrani 7, si puse. Ndonjëherë puse të cilat i kemi kërkuar shumë dhe ka rezultuar te 7. Në një farë mënyre numri fatsjellës për naftën në Shqipëri është 7”, u shpreh Stavri Dhima, ekspert i hidrokarbureve në Dritare TV./L.F-dritare.net

















