
Pëllumb Xhufi: Basha u tregua burrë. Ndryshe nga Nano dhe Rama!
Dritare.net
Në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila ishte i ftuar historiani Pëllumb Xhufi për të folur lidhur zhvillimet më të fundit në vend dhe fatin e Sali Berishës.
Xhufi tha ka respekt për dy emra për të cilët nuk po fletet më. Ai përmendi ish-kryeprokuroren Ina Rama dhe ish-kryetarin e PD Lulzim Basha për të cilët tha se kanë pasur guximin t’i dalin kundër Berishës.
“Unë kam respekt për dy njerëz për të cilët nuk flitet më fare. Për ina Ramën, ish-kryeprokuroren të cilën e zgjodhi Berisha e cila respektoi detyrën dhe arriti të mbrohej nga sulmet e tërbuara që Berisha i bëri pas 21 janarit. Amerikanët nuk u gnjallën sot, kanë qënë kundër një sërë nismash që Berisha i bëri pa pyetur fare. Emri i dytë është Lulzim Basha. Për mua është burri i vetëm, i cili kur u bind që duhej të bënte diçka e përjshtoi berishën. Tregoji kurajo që se bëri as Nano, as Rama asnjëri”, u shpreh Xhufi/M.K/dritare.net

















