Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shikoni si duket qendra më e re shëndetësore në Maminas!

Shikoni si duket qendra më e re shëndetësore në Maminas!
Në Maminas të Durrësit është hapur qendra më e re shëndetësore  e kujdesit parësor, me një infrastrukturë moderne dhe cilësore.

Në qytetin e Durrësit do të rehabilitohen 6 qendra shëndetësore, ndërsa në Shqipëri brenda këtij viti 80 qendra shëndetësore.

“Vetëm në qarkun e Durrësit rehabilitohen 6 qendra shëndetësore këtë vit, në kuadër të programit kombëtar për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore në 4 vite, 80 prej të cilave rindërtohen këtë vit”, tha Manastirliu.

Në qarkun e Durrësit këtë vit rikonstruktohen Qendra Shëndetësore nr 5, qendra shëndetësore nr 6 në plazh, pika e ambulancës në Porto-Romano, pika e ambulancës në Shetaj (Ishëm), qendra shëndetësore Shënavlash (Rrashbull) dhe qendra shëndetësore Derede në Krujë.

Brenda vitit përfundon rindërtimi i 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin./E.B-dritare.net