Sipas një studimi, kjo është shenja astrologjike më inteligjente!
Dritare.net
Po sikur inteligjenca të kishte lidhje me shenjën tonë astrologjike? Sipas një studimi, ka disa shenja që janë më inteligjente se të tjerat.
Për të realizuar klasifikimin, u studiuan rreth 900 laureatë të çmimit Nobel që prej vitit 1901. Studiuesit gjetën shenjat e tyre astrologjike dhe realizuan klasifikimin duke parë se cila gjendej më shpesh në listë. Në krye të listës? Shenja e binjakëve, e cila kishte marrë plot 97 çmime Nobel. E në fakt nuk ka ndonjë gjë të çuditshme, duke qenë se binjakët njihen për shpirtin e gjallë dhe kureshtjen e madhe. Në vend të dytë ishte Peshorja me 93 çmime Nobel, në vend të tretë Virgjëresha me 88 çmime, etj. Ja klasifikimi i plotë i shenjave më inteligjente sipas studimit.
1. Binjakët 97 çmime Nobel
2. Peshorja 93 çmime Nobel
3. Virgjëresha 88 çmime Nobel
4. Gaforrja 81 çmime Nobel
5. Dashi 76 çmime Nobel
6. Demi 73 çmime Nobel
7. Shigjetari 71 çmime Nobel
8. Peshqit 66 çmime Nobel
9. Ujori 65 çmime Nobel
10. Luani 64 çmime Nobel
11. Akrepi 64 çmime Nobel
12. Bricjapi 58 çmime Nobel/ A.S-Dritare.net