Si ta përballoni vapën sipas shenjës tuaj astrologjike!
Dritare.net
Zbuloni disa këshilla si t’i bëni ballë të nxehtit të verës në bazë të shenjës që keni në zodiak.
Dashi: Qetësohuni. Ju lëvizni shumë dhe si përfundim gjithë kohës jeni qull në djersë. Pjesa më e madhe e vapës së padurueshme vjen nga trupi juaj, kështu që herë pas here qetësohuni, uluni ose shtrihuni pak.
Demi: Gatuani gjëra të freskëta. Gjatë verës së nxehtë freskohuni me perime, gaspaço, humus e gatime të tjera.
Binjakët: Fikni pajisjet që ngrohin ambientin. Duke filluar nga furra e deri tek kompjuteri juaj, mbajini sa më shumë fikur nëse nuk e keni të domosdoshme.
Gaforrja: Krijoni vetë një freskuese. Ndërtoni një ambient të freskët me çarçafë të lagur apo diçka tjetër që të lëshojë ujë.
Luani: Freskohuni me akull. Vendoseni freskuesen pas një shisheje me ujë të vendosur më parë në ngrirje dhe keni për ta parë sa shumë freski do të sjellë.
Virgjëresha: bëni punët. Lani enët me ujë të ftohtë, lani shpesh dyshemenë me ujë të ftohtë dhe shtroni mbulesa paksa të njoma që të ndihet freskia kudo në shtëpi.
Peshorja: Përshtatini mirë veshjet. Zgjidhni veshje të gjata lino ose pambuk kur dilni dhe do ndiheni më të freskët.
Akrepi: Jetoni natën. Mbyllini perdet e trasha ose grilat gjatë ditës, flini dhe hapini gjatë natës dhe freskohuni.
Shigjetari: Shtoni bimët brenda shtëpisë. E dinit që shpërndarja e bimëve apo luleve kudo nëpër shtëpi mund ta mbajë ambientin më të freskët e më të lagësht? Çfarë prini atëherë?
Bricjapi: Futuni herë pas here në vaskë. Nëse punoni nga shtëpia mundet edhe të gjeni një tavolinë për kompjuterin e të punoni që nga vaska. Nëse jo, gjeni mundësinë të futeni herë pas here e të freskoheni.
Ujori: Shihni filma me alpinizëm. Për të përballuar vapën, luani me forcën e auto-perceptimit. Flini me zhurmën e ujit që rrjedh ose të borës që shkelet, shihni dokumentarë me alpinizëm ose me njerëz që ngjiten në për malet me borë.
Peshqit: Futni këmbët në ujë me copa akulli. Lagini herë pas here duart, qafën, tëmthat dhe këmbët futini në ujë me copa akulli. DO freskoheni goxha. /A.S-Dritare.net