Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Pjatat e preferuara të çdo shenje horoskopi!

Pjatat e preferuara të çdo shenje horoskopi!

Secila shenjë ka shijet e veta edhe për sa i përket gatimit. Zbuloni se çfarë pjatash preferon secila.

Dashi: Gjithmonë në kërkim të shijeve të veçanta, dashët adhurojnë pjatat ekzotike dhe me erëza që sapo i shikon të lëshon goja lëng.

Demi: Të dashuruar me gatimin, demat i josh mjaft një bërxollë e pjekur shoqëruar me patate furre dhe salcë kremoze.

Binjakët: Ata adhurojnë të provojnë gjëra të reja, por brusketat dhe gatimet me djathëra janë të preferuarat e tyre.

Gaforrja: Duke qenë se adhurojnë ngrohtësinë e familjes, gaforret kënaqen më shumë me një pjatë supë të ngrohtë ose me makarona kremoze.

Luani: Duke qene se duan gjithmonë gjërat e veçanta dhe që bien në sy, luanët edhe si gatim preferojnë pjatat luksoze siç është dhe peshku i zgarës shoqëruar me salca të shtrenjta.

Virgjëresha: Të dashuruar me gatimin e shëndetshëm, virgjëreshat preferojnë më shumë sallatat e freskëta e shumëngjyrëshe, dekoruar me frutat e stinës.

Peshorja: Të tërhequr mjaft nga harmonia e shijeve, peshorët preferojnë sushit dhe sallatat që duken mjaft artistike.

Akrepi: Të dashuruar me shijet e forta, akrepat preferojnë pjatat meksikane dhe erëzat.

Shigjetari: Aventurierë në shpirt, shigjetarët adhurojnë pjatat e gjithë botës, veçanërisht tapos dhe pad thai.

Bricjapi: Të dhënë mjaft pas traditave, bricjapët preferojnë pjatat klasike si për shembull patate me mish në furrë.

Ujori: Gjithmonë në kërkim të origjinalitetit, ujorët preferojnë pjatat kreative dhe të reja.

Peshqit: Të ndjeshëm ndaj shijeve delikate, peshqit preferojnë sushit ose peshkun e zgarës. /A.S-Dritare.net