
Objekti fatsjellës për ju sipas shenjës astrologjike
Dritare.net

Për të larguar fatin e keq dhe për të favorizuar fatin e mirë, shumë zgjedhin të mbajnë objekte të veçanta. A e keni menduar ndonjëherë se shenja astrologjike ndikon për të zgjedhur të duhurin. Zbuloni cili është ai sipas shenjës që keni në zodiak.
Dashi: Një copë floriri. Floriri simbolizon njohurinë dhe perfeksionin. Në Egjipt simbolizonte jetëgjatësinë dhe do t’iu sjellë shumë fat.

Demi: Elefanti. Ai simbolizon inteligjencën dhe favorizon pasurimin.

Binjakët: Çelësi. Ai hap portat e botës dhe do iu ndihmojnë t’ia dilni në çdo fushë.

Gaforrja: Hëna. Një gjysmë hënëzë do t’iu mbrojë gjithmonë.

Luani: Ylli. Ky objekt do t’iu ndriçojë jetën siç ndriçon qiellin.

Virgjëresha: Bufi. Kjo kafshë njihet për mençurinë dhe do t’iu ndihmojë të jeni të lumtur.

Peshorja: Zemra. Me anë të zemrës, zoti egjiptian Ptah ka krijuar universin.

Akrepi: Bretkosa. Ajo simbolizon jetën, pjellorinë dhe rigjenerimin.

Shigjetari: Brumbulli. Ai simbolizon ringjalljen dhe do t’iu ndihmojë në zgjidhjen e problemeve.

Bricjapi: Breshka. Ajo është fatsjellëse e madje në Japoni simbolizon pjellorinë.

Ujori: Engjëlli. Ai të mbron dhe nxit intuitën.

Peshqit: Guaska e detit. Në Rusi, varësen me guaska deti mbrojnë fëmijët. Ajo simbolizon edhe mëmësinë dhe seksualitetin. / A.S-Dritare.net


















