
Nuk e keni qejf dikë? Ja si ta mërzitni, sipas shenjës së tij astrologjike!
Dritare.net

Një person që keni afër ju del ndryshe nga sa mendonit? Dikush ju bezdisa pasi bën sikur di gjithçka? Ja si ta acaroni sipas shenjës që ka në zodiak.
Dashi. Personat e kësaj shenje bezdisen nëse ju vini në diskutim vendimet që ata marrin dhe bëni sikur nuk i besoni.
Demi. Personat e kësaj shenje mund të çekuilibrohen nëse ju ndryshon vazhdimisht planet që ata kanë bërë.
Binjakët. Nëse doni të acaroni një person të kësaj shenje, mos ju ktheni përgjigje direkte, luani me enigma ose ndryshoni menjëherë temë.
Gaforrja. Personat e kësaj shenje mund të bezdisen nëse ju vë në diskutim besnikërinë.
Luani. Për të çekuilibruar një person të kësaj shenje injorojini arritjet e tij ose të paktën minimizojini.
Virgjëresha. Personat e kësaj shenje, perfeksionistë nga natyra, mund të mërziten nëse iu kritikon punën që kanë bërë.
Peshorja. Për të bezdisur një person të kësaj shenje krijoni konflikte e dilema. Nxitini të marrin vendime të vështira duke iu dhen dy mundësi të barabarta.
Akrepi. Personat e kësaj shenje janë të rezervuar e të fshehtë, prandaj gjëja që mund t’i bezdisë më shumë është përfshirja në jetën e tyre private.
Shigjetari. Për të bezdisur një person të kësaj shenje, kufizoji lirinë.
Bricjapi. Për të bezdisur një person të kësaj shenje, mjafton t;i kritikosh objektivat profesionale.
Ujori. Vini në pikëpyetje idetë dhe bindjet e një personi të kësaj shenje dhe keni për t’i mërzitur shumë.
Peshqit. Duke qenë ëndërrimtarë dhe të dashur, personat e kësaj shenje mund të mërziten nëse nuk tregoheni të ndjeshëm ndaj emocioneve të tyre. /A.S-Dritare.net

















