Eh vathët...Ka aq shumë të tillë saqë është e vështirë të zgjedhësh. Si ta kuptosh cilat shkojnë më shumë me fytyrën, ngjyrën e flokëve, me sytë apo me veshjen? Zbuloni zgjidhjen për këtë problem duke mësuar cilat janë për ju sipas shenjës astrologjike.
Dashi: Vathët rrathë. Juve nuk ju ndal asgjë, por asgjë fare.
Demi: Vathët e vegjël pas veshit. Ata përshtaten me cdo gjë dhe të bëjnë të ndihesh rehat.
Binjakët: Vathët e varur me xhingla. Për një stil të paimitueshëm nga të tjerat zgjidhini me ngjyrë vjollcë.
Gaforrja: Vathët me diamant. Për të qenë chic dhe për të shkëlqyer ata janë vathët që ju përshtaten.
Luani: Vathët me dollarë. Ju doni të bini gjithmonë në sy kështu që me një palë vathë të tillë do ja arrini qëllimit.
Virgjëresha: Vathët e vegjël pas veshit. Ju jeni si demat dhe doni gjëra praktike.
Peshorja: Vathët me peshore. Për të ruajtur ekuilibrin në këto janë aksesorët që do ju bëjnë të ndiheni më mirë.
Akrepi: vathët trekëndorë. Ju adhuroni Iluminatit dhe këto vathë ju përshtaten.
Shigjetari: Vathët karakteristikë të tribuve. Juve ju pëlqejnë udhëtimet dhe me këto vathë do e dëshmoni më së miri këtë gjë.
Bricjapi: Pa vathë. Ju nuk jeni mësuar të mbani dhe nuk i preferoni, madje mund të mos keni shpuar as veshët.
Ujori: Vathët rrathë të vegjël. Ju jeni të thjeshtë dhe përkujdeseni për pamjen.
Peshqit: Vathët chic dhe etnikë. Ju jeni të tillë dhe këta aksesorë ju përshtaten. /A.S-Dritare.net