Më trego shenjën astrologjike, të të them çfarë të josh tek një mashkull!
Dritare.net
Çfarë shihni ju tek një mashkull kur ai iu josh? Sjelljen, pamjen, veshjen apo tiparet e karakterit? Sipas zodiakut ja çfarë iu eksiton më tepër tek dikush.
Dashi. Juve iu josh një mashkull që nuk ka frikë nga asgjë. Fizikisht tërhiqeni nga meshkujt me pamje rebele, me tatuazhe, veshje lëkure dhe zë të trashë.
Demi. Edhe pse i kushtoni vëmendje fizikut, ju josheni më shumë nga sjellja. Nëse një mashkull sillet ëmbël, ju mbaroni fare.
Binjakët. Një gjë është e sigurt për ju: nuk keni një tip mashkulli të përcaktuar, por ju pëlqejnë risitë. Ju mund të josheni si nga një artist, ashtu edhe nga një mashkull i thjeshtë, si nga dikush që mbahet shumë, ashtu edhe nga dikush që nuk i kushton vëmendje pamjes. E rëndësishme për ju është që të jetë ndryshe dhe t’iu stimulojë intelektualist.
Gaforrja. Siguria është ajo që iu josh më shumë tek një mashkull, pasi doni të keni gjithmonë pranë një super hero.
Luani. Që t’iu joshë, një mashkull duhet të jetë karizmatik dhe i sigurt në vetvete.
Virgjëresha. Ju josheni nga një mashkull i matur dhe i mirë në tërësi.
Peshorja. Shikimet joshëse, gjestet e ëmbla, shkelja e syrit... Këto janë gjestet që iu joshin kur i bën një mashkull.
Akrepi. Që një mashkull t’iu joshë, ai duhet të jetë pasionant dhe i ndërlikuar. Nëse është inaktiv, nuk ju tërheq aspak.
Shigjetari. Ju josheni nga meshkuj plot humor e spontanë, sic jeni edhe vetë. Ai duhet të jetë seksi natyral.
Bricjapi. Që një mashkull t’iu joshë duhet të jetë misterioz, me autoritet dhe të ketë shpirt pragmatik.
Ujori. Një mashkull joshës për ju duhet të jetë antikonformist.
Peshqit. Ju ëndërroni një mashkull romantik, të sjellshëm dhe që t’ua shndërrojë përditshmërinë në një përrallë. /A.S-Dritare.net