
Më thuaj shenjën astrologjike, të të them cilin mashkull josh më shumë
Dritare.net

Ne fushën e dashurisë astrologjia ka përgjigje për gjithçka. Për te mos pasur eksperienca te këqija dhe për te gjetur personin e duhur, atë te vërtetin, duhet te besoni tek shenjat e zodiakut. Cili mashkull rrezoni përtokë nëse jeni Ujor, Virgjëreshë, Dem, Peshk, etj? Zbuloni përgjigjet.
Femrat Dashi
Shpirti juaj karrierist dhe arritjet e shumta bëjnë për vete çdo mashkull qe nuk ka besim tek vetja e tij. Ata qe do bien ne dashuri me ju do jene po aq te motivuar dhe konkurrues sa dhe vete ato.
Femrat Demi
Ju femrat e shenjës se demit tërhiqni meshkujt qe, ashtu si ju, vlerësojnë kënaqësitë e vogla te jetës: një film i mire, një qen ne shtëpi, një karrige lëkundese pranë oxhakut, etj. Ata qe do bien përtokë menjëherë sa t'iu shohin nuk do ua deklarojnë ndjenjat duke dërguar mesazhe apo duke ju ftuar për darke ne restorante luksoze, por do ju surprizojne me një pice surprize apo me ndonjë shishe vere.
Femrat Binjaket
Meshkujt qe mund te bien përtokë prej jush janë po aq spontane dhe aktive sa ju. Gjerat e vetme qe ata mund te planifikojnë janë darken neper restorante gjate fundjavës. Nocioni i "mërzitjes ne çift" për ju është tërësisht i huaj dhe pikërisht personat qe do ju simpatizojnë do jene njësoj.
Femrat Gaforrja
Ju femrat e shenjës se gaforres nuk jeni nga ato qe e hapni veten para te panjohurve. Juve ju duhet te njohin dy, tre, katër apo me shume meshkuj para se te hidhni hapa. Ata qe bien ne dashuri me ju janë pikërisht meshkujt qe dine te presin për te ndërtuar diçka te forte. Ku mund t'i takoni? Tek shtëpia e ndonjë miku te përbashkët dhe nga miqësia gjithçka mund te shndërrohet ne dashuri.
Femrat Luani
Ne pamje te pare ju femrat e shenjës se Luanit dukeni arrogante dhe kjo mund t'i mbaje larg meshkujt qe nuk kane shume siguri ne vetvete. Ata qe mund te joshen prej jush janë ata qe do dine te zbulojnë dashurinë qe ju keni për te tjerët nëpërmjet dashurisë për vetveten. Meshkujt ideale për ju do jene ata qe nuk do ju bëjnë komplimente dhe fjale te bukura, por gjera konkrete.
Femrat Virgjëresha
Ju femrat e virgjëreshës jeni dëgjuese shume te mira dhe doni te jeni gjithmonë te nevojshme për te tjerët. Kjo është arsyeja pse meshkujt e qete dhe te ndjeshëm tërhiqen mjaft prej jush.
Femrat Peshorja
Natyra juaj e pajtueshmërisë mund t'iu beje te dukeni pasive dhe te paafta për te marre vendime. Megjithatë janë pikërisht meshkujt shume dominues ata qe bien përtokë për ju dhe bëjnë gjithçka për t'iu pasur ne krah. Ata duhet te jene edhe te mençur dhe te dine si t'iu mbajnë ne pëllëmbe te dorës.
Femrat Akrepi
Ju femrat e shenjës se Akrepit nuk mund te bëni sikur jeni te relaksuara për te mos trembur ndokënd. Me ju çdo gjë duhet te jete ashtu si doni ju dhe kur doni ju. Rezultati. Nuk ka vend për meshkujt e pavendosur. Ata qe mund te bien përtokë për ju akrepat duhet te jene pasionante si ju.
Femrat Shigjetari
Ju femrat e shenjës se shigjetarit keni aftësinë për t'i bere te tjerët te ndihen mire. Ju jeni ato qe organizoni udhëtime me miqtë, qe iu flisni edhe te panjohurve dhe qe ruani qetësinë edhe ne situatat me te vështira. Për këtë arsye mund te tërhiqeni pas vetes cilindo mashkull. Jeni vërtet te adhurueshme.
Femrat Bricjapi
Ju femrat e shenjës se Bricjapit jeni shume aktive dhe bëni gjithçka për te mos rene ne rutine. Mashkulli qe mund te bjere koke e këmbë ne dashuri me ju do jete ai qe do dije te jete ambicioz dhe i palodhshëm. Ju te dy duhet te jeni si Zoti dhe Zonja Smith, pragmatike dhe ambicioze pa kufi.
Femrat Ujori
Ne pune, ne dashuri dhe kudo ju femrat e shenjës se ujorit jeni kritike. Shume ju kritikojnë për këtë sjellje, por ka dhe nga ata meshkuj qe do ju duan ashtu si jeni. Ata qe do bien përtokë për ju janë ata qe ndajnë te njëjtin vizion për gjerat dhe qe ju shohin ju si heroina te kohëve moderne.
Femrat Peshqit
Ju femrat e shenjës se peshqve jeni te buta dhe jo shume te dhënë pas modernitetit. Gjithsesi ne një lidhje kërkoni po aq pasion sa edhe qëndrueshmëri. Meshkujt po aq te bute dhe pasionante sa ju janë ata qe bien menjëherë përtokë për ju. /A.S-Dritare.net

















