Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Ja shenjat astrologjike më aventuriere në shtrat!

Ja shenjat astrologjike më aventuriere në shtrat!

Sipas rendit, ja shenjat astrologjike më pak dhe më shumë aventuriere në dhomën e gjumit.

Ujori. Personat e kësaj shenje janë më shumë për biseda të gjata sesa për net në nxehta. Ata i thonë gjërat si i mendojnë, por nuk arrijnë dot të krijojnë pasion sa duhet në dhomën e gjumit.

Bricjapi. Me personat e kësaj shenje është ose gjithçka ose asgjë. Nëse i dedikohen jetës intime ata janë më të mirët e zodiakut. Problemi qëndron se zakonisht ata nuk janë në humor shumë të mirë...

Peshorja. Personat e kësaj shenje nuk janë më sensualët e zodiakut, por janë shumë të hapur në shtrat. Ata mundohen të bëjnë çdo gjë për t’i pëlqyer tjetrit dhe shpesh harrojnë veten.

Virgjëresha. Që personat e kësaj shenje të jenë idealë në shtrat, ju duket besim absolut tek partneri. Nëse kjo nuk ndodh, gjithçka shkatërrohet.

Gaforrja. Ajo që i bën personat e kësaj shenje interesantë në shtrat është humori i ndryshueshëm. Ata mund të shndërrohen nga të ëmbël në të vrullshëm sa hap e mbyll sytë. Gjithsesi ky humor i ndryshueshëm është një thikë me dy presa.

Peshqit. Të ndjeshmit e zodiakut kanë edhe një imagjinatë të zhvilluar që i bën magjinë në dhomën e gjumit. Vetëm se duke pasur shumë gjëra në kokë, mund të humbasin interesin edhe gjatë aktit. /A.S-Dritare.net