Ja me çfarë josh më shumë çdo shenjë astrologjike
Dritare.net
Horoskopi është një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar më shumë për natyrën njerëzore, për përputhshmërinë me të tjerët, pa harruar se ai është edhe një argëtim. Sa herë keni besuar tek yjet për të parë se çfarë e motivon më shumë partnerin? Po se si do jetë sjellja e tij me ju? Zbuloni tashme se çfarë e bën atë edhe më joshës sipas shenjës që ka.
Dashi: Pasioni
Pasioni i dashëve është një pushtet i jashtëzakonshëm force. Ata janë të pavarur e impulsivë dhe gjithë kohës preferojnë të guxojnë e të përjetojnë aventura. Nëse arrin t'i ndjekësh kurdoherë, me personat e kësaj shenje do ndihesh gjithmonë i lumtur.
Demi: Suksesi
Shumë i kërkojnë t'i kenë në krah këta persona sepse ata dine si të menaxhojnë gjithçka dhe arrijnë atë që duan. Demat janë të ekuilibruar, të qetë, reflektues dhe gjithmonë me këmbë në tokë. Ata janë të suksesshëm dhe lumturinë e ndajnë gjithmonë me të tjerët.
Binjakët: Mençuria
Binjakët janë persona që flasin me shumë intensitet dhe tregojnë gjithmonë histori të këndshme dhe me kuptim. Ata janë kureshtarë, gjithmonë gati të mësojnë gjëra të reja dhe oratorë shumë të mirë. Të gjitha këto i bëjnë binjakët të jenë të mençur, të japin këshillat e duhura dhe të kenë marrëdhënie të mira me të tjerët.
Gaforrja: Spontaniteti
Gaforret janë nga ata persona që e lënë veten të lirë dhe mund të shkojnë nga një ekstrem në tjetrin. Gjithmonë spontanë dhe të sinqertë, duhet të jeni me fat nëse i keni në krah.
Luani: Sharmi
Mjaft karizmatike, luanët janë oratorë të shkëlqyer dhe mund ta joshin partnerin edhe pa e kuptuar ai vete. Sharmi natyral, energjia dhe përkudjesi i bën edhe më tërheqës. Ata duan thjesht pak më shumë vëmendje dhe mund të ofrojnë parajsën.
Virgjëresha: Inteligjenca
Nëse kërkoni dikë me performanca të mira intelektuale, virgjëreshat janë perfektë. Ata përdorin inteligjencën për të arritur gjithçka, nuk kanë frikë të përballen me sfida dhe janë shumë të matur. Ata i njohin vlerat e atij që kanë në krah dhe mundohen të bëjnë gjithmonë më të mirën.
Peshorja: Ndjeshmëria
Nëse kërkoni dikë që t'iu kuptojë kush jeni edhe në brendësi, peshoret janë të duhurit. Ata janë te ndjeshëm dhe të vetëdijshëm për mënyrën sesi ndihen te tjerët, prandaj janë të gatshëm t'i dëgjojnë kurdoherë.
Akrepi: Misteri
Doni një person i cili t'iu tërheqë gjithë kohës dhe të zbuloni gjëra të reja pak nga pak? Akrepat janë më misteriozët, por që ofrojnë pasion, autonomi dhe maturi në një lidhje.
Shigjetari: Sjellja e mirë
Nëse kërkoni një person me një zemër flori, ju duhet një shigjetar. Ata janë të dashur, të ndershëm, optimistë dhe sillen gjithmonë mirë me atë që kanë në krah pavarësisht problemeve apo debateve që mund të kenë kaluar. Ata duan ta shfrytëzojnë çdo moment deri në maksimum sepse nuk i dihet çfarë mund të ndodhë nesër.
Bricjapi: Qetësia
Ndonjëherë qetësia mund të jetë edhe një tipar shumë joshës. Me ta nuk do ndihesh kurrë në stres sepse dinë si të flasin dhe si të krijojnë një klimë të ngrohtë përherë. Vendosmëria, arsyeja dhe realizmi i bën të ecin gjithmonë në rrugën e duhur.
Ujori: Origjinaliteti
Siguria që kanë për të bërë çdo gjë ashtu si ju vjen, i bën bricjapët edhe më joshës. Kureshtja dhe kreativiteti i bëjnë ata edhe më pasionantë dhe interesantë.
Peshqit: Përkulshmëria
Peshqit janë persona për të cilët të gjithë kanë nevojë. Ata dinë si të përshtaten dhe të bëjnë më të mirën për atë që kanë në krah. Këta persona mundet edhe të ndryshojnë gjëra nga vetja vetëm që marrëdhënia në çift të ecë sa më mirë. /A.S-Dritare.net